Vrasja tek pishina në Vorë, shkak sherri për një vajzë. Arrestohen 2 të rinj

16 Korrik 2015, 10:32Kronika TEMA

Një 17 vjeçar dhe një 18 vjeçar janë arrestuar si autorë të vrasjes së të të riut nga Nikla pasditen e 15 korrikut 2015 në një kompleks pishinash në Vorë në autostradën Tiranë- Durrës.

Arrestimi i tyre është kryer më 16 korrik 2015, një ditë pas krimit, ku mbetën të plagosur dhe vëllai, kushëriri dhe dy shokët e të riut.

Të arrestuarit janë Luan Shkalla, 18 vjec, lindur ne Vlore. R.V, 17 vjec, banues ne Tirane.

Dyshohet se shkak i sherrit ka qenë një ngacim ndaj një vajze.

Viktima Klevis Disha, 19 vjeç nuk mundi ti mbijetojë plagëve duke gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Të plagosur kanë mbetur vëllai i viktimës, Lorenc Disha, djali i xhaxhait, G. Disha 15 vjeç, dhe miqtë e viktimës M. Kupa 23-vjeç, K. Doku.

1 komente në “Vrasja tek pishina në Vorë, shkak sherri për një vajzë. Arrestohen 2 të rinj”

  1. Drenicak says:

    Shqiptaret veq per halet po vdedin!
    Shkojn ne Siri per halet sepse ne dynja tjeter i oresin 72 virgjeresha ndersa ktu po vdesin per halet live!!!!
    Qmendurija ska kufi per shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje