Sekuestrohen në Portin e Durrësit 9 kg heroinë, arrestohen në flagrancë dy persona

16 Korrik 2015, 10:04Kronika TEMA

Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Policinë Kufitare në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike finalizuan operacionin e koduar “Imbarkimi”.

Gjatë imbarkimit të tragetit të linjës Durrës – Bari, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Specialistët e Antidrogës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Gjergji, 39 vjeç, banues në Lushnjë.

Ai do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford Focus me targa AA 536 LH. Por pasi u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në kroskotin e makinës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 pako të mbështjella me qese celofoni e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg.

Në sajë të veprimeve të mëtejshme nga Specialistët për Narkotikët u bë e mundur dokumentimi i plotë i ngjarjes ku u arrestua edhe shtetasi Luan Veçani, 59 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi i mësipërm është gjithashtu i implikuar në trafik.

Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 17 pako lëndë narkotike e llojit heroine me peshë rreth 9 kg
• automjetin tip Ford Focus me targa AA536LH
• rreth 1000 €;
• 3 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

1 komente në “Sekuestrohen në Portin e Durrësit 9 kg heroinë, arrestohen në flagrancë dy persona”

  1. komunalja says:

    Degjojme shpesh “kapje heroine & kokaine”! Por me pas, nuk degjojme se si ka hyre kjo droge ne Shqiperi! Keta qe kapen jane thjesht cironka per te terhequr vemendjen! Nga ana tjeter mund te kete hyre ne traget nje maune me 1 ton kokaine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje