Gjykata e Lartë shtyn për në shtator rekursin për Dritan Dajtin

15 Korrik 2015, 11:12Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në 16 shtator shqyrtimin e e çështjes së rekursit të Dritan Dajtit, të dënuar në shkallën e parë të Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm.

Mëngjesin e sotëm ishte parashikuar shqyrtimi i rekursit të Dajtit në Gjykatën e Lartë, por mungesa e prokurorit, Artur Selmani bëri që togat e zeza të vendosin shtyrjen e kësaj seance për në datë 16 Shtator.

Dritan Dajti u shpall fajtor në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e katër punonjësve të policisë në korrik të 2009-ës në zonën e plazhit të Durrësit.

Dritan Dajti u dënua një vit më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, pas një proçesi gjyqësorë maraton, i cili zgjati thuajse deri në limitet e mundëshme.

Dritan Dajti asnjëherë nuk e ka pranuar vrasjen e katër policëve sit ë qëllimshme. Ai gjithnjë ka mbrojtur tezën se policët ishin të veshur civilë dhe se po kërkonte të vetëmbrohej. Por, gjykata pavarsisht nga këto teza vendosi burgimin e tij të përjetshëm, ç’ka u konfirmua edhe në apel.

1 komente në “Gjykata e Lartë shtyn për në shtator rekursin për Dritan Dajtin”

  1. Gorriii... . says:

    Nje dhome ne Kryeministri duhet per Dajtin.mbas gjashte vjetesh pa’drejtesi , e meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje