Promovohen programet dhe kurrikulat e reja të Akademisë së FA/ Kodheli:Ringritje e arsimit ushtarak

14 Korrik 2015, 13:57Kronika TEMA

Në sallën e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një veprimtari me rastin e promovimit të programeve dhe kurrikulave të reja të Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA).

Komandanti i Akademisë së Mbrojtjes, kolonel Idriz Haxhia, bëri një prezantim të shkurtër të punës së bërë nga grupet e punës dhe stafi i Akadmisë për përgatitjen e teksteve të programeve dhe të kurikulave, të cilët janë ekuivalente me ato të akademeve ushtarake homologe të vendeve të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në fjalën e saj, ndër të tjera, theksoi se që në fillim të punës si Ministër i Mbrojtjes, nisur edhe nga gjendja jo e mirw ekzistuese, i kushtuam një vemendje të veçantë ristrukturimit dhe përmirësimit të gjendjes së institucioneve të arsimit ushtarak. Për këtë, në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm, morëm masa për të ndryshuar e ringritur sistemin e arsimit ushtarak, për ta reformuar dhe transformuar AFA në një institucion dinjitoz me programe dhe kurrikula dinjitoze. Qëllimi ka qenë përgatitja e ushtarakëve të denjë të FA, si pjesë e aleancës së NATO-s. Këtë gjë e diktonte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, e cila kërkonte ndryshime të rëndësishme edhe në sistemin e edukimit dhe të arsimimit.

Ministrja Kodheli falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralnajor Bazon, për kontributin që ka dhënë gjatë këtij procesi përgatitor, si dhe drejtuesit e Akademisë së Forcave të Armatosura dhe grupet e punës për punën dhe përpjekjet që kanë bërë për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e progameve dhe të kurrikulave të kësaj akademie. Ministrja Kodheli theksoi se, pavarësisht nga kjo punë e mirë, ka ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është që të jemi serioz dhe kjo të jetë vetëm fillimi për ta ngritur nivelin e AFA jo vetëm në lartësinë e nivelit të institucioneve të arsimit të lartë të bvendit, por edhe në nivelin e akademive ushtarake të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere perëndimore.

Në kete ceremoni ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralamajor Jeronim Bazo, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, petagogë dhe punonjës të Akademisë së Forcave të Armatosura etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje