Programet përgjuese, reagon SHISH: Veprojmë vetëm sipas ligjit

13 Korrik 2015, 18:04Kronika TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror ka reaguar ndaj asaj që e ka konsideruar si “trajtim nga mediat të çështjes së kontakteve të SHISH me kompani që prodhojnë dhe ofrojnë produkte në fushën e sigurisë”.

Në një deklaratë të firmosur nga kreu i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, thuhet se “SHISH, si edhe Shërbimet e tjera simotra të sigurisë, si pjesë e Sistemit të Sigurisë Komb ë tare, në përmbushje të misionit të tij ligjor, merr pjesë në panaire ndërkombëtare”.

Pjesëmarrja në këto panaire, sipas SHISH, është për të qëndruar në kontakt me teknologjitë e mbledhjes së informacionit, përfshirë dhe atyre të komunikimeve elektronike. “Në këtë kontekst, kontakti me kompani që prodhojnë produkte për sigurinë është një rutinë normale e SHISH”, thekson kreu i këtij institucioni, Visho Ajazi Lika.

“Nga ana tjetër, për çdo teknologji të re që mund të përdoret nga SHISH në përmbushje të ligjit, kërkohet dhe merret miratimi i Prokurorit të Përgjithshëm. SHISH është një partner shumë i besueshëm i shërbimeve aleate në ushtrimin e aktivitetit të tij. Shërbimi Informativ vepron vetëm në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera që rregullojnë veprimtarinë e tij”, përfundon reagimi.

2 komente në “Programet përgjuese, reagon SHISH: Veprojmë vetëm sipas ligjit”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sa kane hyre ne kontakt,kane shkarkuar te gjithe informacionin e SHISH !

  2. Artur says:

    shume zhurme per asgje, prodhoni lajme pa vlere per veprime te zakonshme institucionesh, lakuriqesite e VIP-eve, batutat pa kripe te politikaneve. Fukarallek idesh, dembelizem gazetaresh, parazitizem i plote. Gjynah, se kjo gazete ka potenciale per lajme me vlere per publikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje