Asgjesohen 2890 bimë kanabis, arrestohen 3 persona

12 Korrik 2015, 12:49Kronika TEMA

Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 12 parcela me 2890 bimë narkotie kanabis -sattiva, ndërkohë që arrestoi 3 persona, të cilët dyshohet të jenë kultivuesit e bimeve narkotike.

Sipas policisë,  në fshatin Verbas jane zbuluar 11 parcela me 1940 bime narkotike. Bima narkotike  me lartësi deri në 100 cm u konstatua e mbjellë në vendet e quajtura “Ara Ledhe”,  “Ledhet e Arifit”, “Ara e Sulos”, “Ledhet e Hoxhës”, “Korije Çobe”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit Myslym Gllucaj, 38-vjeç dhe Tomorr Malaj, 50-vjeç, banues në fshatin Verbas.

Po ashtu, në të njëjtin fshat shërbimet e policisë konstatuan një parcelë  me 950 bime narkotike, të mbjella pranë banesës së shtetasit Servet Canaj, 71-vjeç,  banues në Vlorë, nderkohe qe u arrestua edhe Maksim Canaj, 32-vjeç, lindur në fshatin Ramicë dhe banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Policia asgjësoi  bimët narkotike me djegie, nderkohe qe po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit të shpallur në kërkim.

2 komente në “Asgjesohen 2890 bimë kanabis, arrestohen 3 persona”

  1. mali me bore says:

    Nuk po kuptoj nje gje:
    Kaq te TRASHE, kaq te TRASHE, jane keto lloj njerezish sa nuk po kuptojne kohen kur jetojne!
    Keta thone me plot gojen: HAPU DHE TE FUTEM BRENDA! ( me falni, desha te them hapu dere e burgut te futem brenda!)
    Pasi te futem atje fillojne recitimet!
    1.-Recitime para policit!
    2.-Recitime para prokurorit!
    3.-Recitime para dhe prane avokatit maskara!
    4.-KRYERECITIMI para gjykatesit gjingjon qe te merr jeten per ato para qe do te fitoje duke kultivuar bimen e “bekuar”!
    PRA, KUSH DOLI I FITUAR……..???????????????
    Kush nuk e mbolli doli i FITUAR ! TUNG, miq!!!!

  2. maks velo says:

    Keto vlonjatet do te jene nga veriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje