Shpërthen kaldaja e punishtes së bimëve medicinale, 2 të plagosur

10 Korrik 2015, 20:53Kronika TEMA

Kaldaja e një punishteje të bimëve medicinale në fshatin Molisht të Beratit ka shpërthyer në orët e pasdites, ndërsa raportohet për dy të plagosur.

Sipas policisë, të plagosurit janë shtetasit me iniciale P.V 64 vjeç dhe M.K 51 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak.

Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë në pranga shtetasin E.Begaj, përgjegjës për kontrollin teknik.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

2 komente në “Shpërthen kaldaja e punishtes së bimëve medicinale, 2 të plagosur”

  1. ahahaha says:

    heeem, bime medicinale apo …kanabis

  2. Zgjidhja says:

    Defektoze. Ka mënyra për të shmang panikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje