Qeveria shqiptare ka përgatitur një plan masash dhe një strategji të qartë për të parandaluar dhe eliminuar radikalizimin fetar dhe ekstremizmin në vendin tonë.
Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Radikalizmi Fetar dhe Ekstremizmi”.
Tahiri tha se në axhendën e vendit tonë, zë një vend primar lufta ndaj radikalizmit fetar dhe ekstremizmit.
Sipas tij, në Shqipëri ekziston një bashkëjetesë fetare shembullore dhe kjo duhet ruajtur dhe duhet të jetë një model që duhet të vijojë në kohë.
“Në shtator të vititi 2014, Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i bëri thirrje vëndeve të OKB të luftojnë më shumë ekstremizmin, duke krijuar plan masash dhe axhendë të mirëpërcaktuar për këtë.
Prej asaj kohe është bërë pjesë e axhendës së shumë vendeve pasja e një qasje të re ndaj këtij fenomeni.
Vendi ynë ka hartuar një plan masash për të parandaluar këtë fenomen dhe një strategji afatgjatë për ta eliminuar ekstremizmin në vendin tonë, duke rritur bashkëpunimin me të gjithë aktorët që kanë kontribut në rritjen e luftës ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”, tha Tahiri.
Sipas tij, lidhur me këtë fenomen duhet krijuar një sistem arsimor i shëndoshë, duhen krijuar dhe mbështetur qendra fetare të cilat duhet kthehen në model të luftës ndaj ekstremizmit.
“Për të luftuar ekstremizmin duhet krijuar një sistem arsimor i shëndoshë dhe efiçent, që promovon vlerat shoqërore dhe modelet e mira Europiane.
Duhet një sistem drejtësie i fortë dhe të pakorruptueshëm, që bënë drejtësi, pasi kështu do rritet besimi i qytetarëve tek institucionet.
Duhen institucione fetare që përveç harmonisë fetare të promovojnë edhe vlerat e shëndosha të shoqërisë, duke eliminuar ndasitë mes tyre.
Gjithashtu duhet luftuar varfëria, korrupsioni dhe mbi të gjitha luftën e përbashkët të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, medias dhe të gjithë aktorëve të tjerë pjesë e vendit tonë për të promovuar vlerat e shëndosha të shoqërisë sonë dhe për ti kthyer ato në një model për të ardhmen”, tha Tahiri.
Sipas tij, Ministria e Brendshme, do të mbajë shënim gjetjet e kësaj konference për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.
Radikalizimi nuk mban vetem emrin islamik por edhe greko_orthodhoks !
Te gjithe plehrat nen lupen e SHISH !
me ca kuptova une shkurt i bie qe do ndruar gjysma e popullit!
Mos vallë dhe “bashkëjetesa shëmbullore” fetare e shqiptarëve, në këto vitet “e demokracisë”, është kthyer në “një karamale” larg realitetit, ashtu si shume “dhunti” të tjera, si besa, trimëria, ndershmëria etj.etj. “sllogane të bukura” që avash-avash po bëhen barsoleta…???!!!