Nuk deklaruan pasurinë, 21 zyrtarë kallëzohen penalisht. Lista e plotë

9 Korrik 2015, 14:13Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe i ka paraqitur prokurorisë kallëzim për ndjekje penale ndaj 21 zyrtarëve dhe gjyqtarëve.

Sipas burimeve zyrtare të ILKDPKI-së, 16 zyrtarët dhe 5 gjykatësit nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda afateve ligjore.

Lista e plotë e zyrtarëve të kallëzuar nga Inspektorati i Pasurive:

– Ilir Kurti, drejtor në Ministrinë e Brendshme;

– Anila Andoni Çili, drejtore në Ministrinë e Financave;

– Admirim Spahiu, inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;

– Adelina Zarka, gjyqtare në Fier;

– Petraq Çuri, gjyqtar në Durrës;

– Andri Çota, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd;

– Astrit Marku, përgjegjës sektori te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

– Aleksandër Paja, inspektor te Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;

– Armand Fida, doganier në Rinas;

– Ferdinant Kosti, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë;

– Erion Daçi, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat;

– Artan Vokshi, doganier, Dega e Doganës Tiranë;

– Luan Harusha, kryetar i Komunës Rrethinat, Shkodër;

– Seit Hyseni, specialist te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

– Flamur Sala, kryetar i Komunës Drenovë, Korçë;

– Aleksandër Myrtaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier;
– Oresti Vuçaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër;

Ndërsa një ditë më parë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kallëzoi penalisht 3 gjyqtarë të tjerë: Petrit Aliaj, gjyqtar i Apelit në Vlorë; Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë; Enkeleda Doda (Kashuri), – bashkëshortja e Rasim, Dodës – gjyqtare po në Sarandë, si dhe Elsa Gjini, ish-kryetare e Degës Doganore në Sarandë.

“Në përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private, ILKDPKI konstatoi fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit”, bëri të ditur Inspektoriati i Pasurive.

11 komente në “Nuk deklaruan pasurinë, 21 zyrtarë kallëzohen penalisht. Lista e plotë”

  1. mali says:

    Hijenet e bene KURBANIN me lepuj… na shkrite gazit or ju te rilindjes…

  2. perkthyesi says:

    Sigurisht qe asgje e keqe nuk ka per te ngjare! Do u hiqet akuza se shpejti! E sigurte! Pse, mund te pyes dikush. Jetojme ne Shqiperi!

  3. alti says:

    Me kete kryreprokuror , qe mban nen syrtar qindra dosje te korrupsionit ,mos prisni te kete ndeshkim sipas ligjit. Keto kohe , po mbyllen dosje te shumta si per Imamin , burgaj Kulici dhe shume te tjere te ish qewverise se Saliut. Mbajtja ne detyre e njerezve qe nuk kryejne detyren esahte kostpo per mazhorancen .Ed Rama. Bej prononcim mos ke pengese te Metes per ndryshime ne prokurori dhe gjykata. Opozita dihet ,qe eshte kundra ,se kerkon mbrojtje nga eproret qe ka emeruar vet per ato vjedhje miliardashe qe I ka berte shqiptareve. Trte jane titullaret qe pengojne drejtesine shqiptare ,Nishani ,Zaganjori dhe Llalla .

  4. bruins says:

    Pse e rendoni prokurorine me pune, shkarkoj nga puna te gjithe dhe pike.

  5. petro says:

    ngrini pjacen te peshqit e medhenje,jane ata prandaj jane keta

  6. Kol Tivari says:

    Pra bëjmë sikur luftojmë korrupsionin, për t’u treguar “nxënës të mirë”, duke ndjekur disa “zyrtarucë” dhe duke lënë “peshkaqenët e balenat” të “notojnë” të lirë…(???!!!) Taktikë e vjetër dhe e njohur, veçse…jo bindëse !

  7. Endri says:

    Cuditerisht te gjith punojne ne vende ku ka lek!!!!! Si ka mundesi???

  8. studenti says:

    Kot lodheni, asnjeri prej tyre nuk do te denohet,,,,, nga “gjykimi i famshem”, do te rezultojne me te paster se sa jane, pra kesaj i thone te pastrosh figuren me vendim gjykate……sa kohe hipokrite dhe cinike qe po kalojme. Deri kur keshtu?

  9. Zgjidhja says:

    Jan grek mos-deklaruesit.

  10. Burimi i sigurte says:

    Kesaj rradhe, keta i pret burgu. Keta jane shansi i fundit qe prokuroria te procedon dhe gjyqtare dhe zyrtare te tjere. Si keni vene re kritikat dhe insistimin e nderkombetareve ?keta jane kurban te gjithe perpara reformes ne drejtesi.

  11. babe leka says:

    Kane harruar disa ministra edhe deputete por meqenese jemi tek peshjqit e vegjel shikoni ate ish ambasadorin ne Japoni Bujar Dida se ka blere nje shtepi ne mes te Tiranes dhe gjemb ne kembe nuk i ka hyre deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje