Pa avokat dhe familjarë e nën masa të rrepta/ Sokol Mjacaj lihet në burg

8 Korrik 2015, 13:34Kronika TEMA

Gjykata e Shkodrës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Sokol Mjacaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit.

Masa e sigurisë iu komunikua nga gjyqtarja Ermira Dedja.

Në seancën gjyqësore ai pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë, ndërsa mbërriti dhe u largua nga gjykata nën masa të forta sigurie, raporton Ora News.

Ndërkaq mësohet se gjatë seancës gjyqësore nuk kishte asnjë familjar të pandehurit, sikundër dhe e kishin lënë pa avokat.

1 komente në “Pa avokat dhe familjarë e nën masa të rrepta/ Sokol Mjacaj lihet në burg”

  1. eklipso says:

    Ka qene bari, se po te kishte qene politikan, do e kishin pritur me gjithe respekt dhe do ti thonin me fal qe po te fusim ne burg…

    Shiko Saliun, Frrokun, e kompani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje