Arrestohen grabitësit e karburantit, dyshohen edhe për disa vjedhje të tjera

8 Korrik 2015, 10:39Kronika TEMA

Arrestohen brenda pak minutash grabitësit e një karburanti në Tiranë. Burime policore bënë të ditur se 30-vjeçari Hekuran Gjoni dhe 33-vjeçari Edi Xheka të dy banues në Bushat të Shkodrës, u arrestuan nga policia pas grabitjes në rrugën “Bardhyl”.

Burimet sqarojnë se këta shtetas grabitën xhiron e një karburanti. Në momentin e arrestimit atyre dhe iu sekuestruan paratë e marra, thika dhe një kapele.

Mëngjesin e sotëm dy shkodranët kërcënuan me thikë punonjësin e karburantit me inicialet E.M duke i marrë xhiron ditore të këtij aktiviteti.

Policia i kishte vënë nën survejim të rinjtë prej disa kohësh, me dyshimet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, rasti më i fundit është në një farmaci pak ditë më parë.

3 komente në “Arrestohen grabitësit e karburantit, dyshohen edhe për disa vjedhje të tjera”

  1. ewfwe says:

    keta kafshet nga fshatrat periferike te shkodres dhe tropojes jane te cmendur

  2. arjan says:

    faleminderit policise.

  3. Hustler says:

    Sa eshte perhapur kjo fara e keqe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje