Tahiri raporton në Komisionin e Sigurise për ngjarjen në Lazarat: Nuk kishim informacion nga SHISH 

7 Korrik 2015, 12:40Kronika TEMA

Ministri Tahiri ka raportuar ditën e  sotme në Komisionin e Sigurise rreth ngjarjes së ndodhur në Lazarat, ku mbeti i vrarë një efektiv i Reneas.

Tahiri tha se  kam paraqitur një dokument në komision,  i cili është konfidencial.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për punën e bërë nga Policia e Shtetit për vendosjen e rendit në këtë fshat.

Vjet i dhamë fund kriminalitetit masiv atje që gëlonte  prej 2 dekadash. Vitin e kaluar eleminuam prodhimin masiv të lëndës narkotike  qe shkonte ne miliona euro. Këto para korruptonin policine e djeshme, vendim marrjen e qeverive te kaluara

Kur mora detyren, gjeta raportime te partnereve për çdo parcele te mbjellë. Ishin informuar deri te kryeministri i kohes. Nuk kam pergjigje pse nuk eshte nderhyre.

Edhe kete vit forcat speciale ishin ne sherbim sepse gati gjysma e te kerkuarve ishin ende ne liste kerkim,  madje kishin kryer edhe veprime te tjera’.

Tahiri ka kërkuar mbështetje pa dallim politik, ndërsa ka theksuar se policia nuk ka pasur asnjë informacion nga SHISH lidhur me kurthin që po përgatitej në Lazarat së fundmi ndaj efektivëve të policisë dhe Reneas.

“Ajo qe ndodhi ishte fat keqesi e rende te gjithe. Gjeti pergjigjen e duhur me arrestimin. Nuk kishim informacion per pabesine as nga SHISH. Sfida e luftes kunder kriminalitetit nuk eshte e mbyllur kurre per ne dhe çdo vend te globin. 

Sot shteti eshte ne detyre dhe ky eshte dallim.  Lazarati dje ishte Republikë brenda Republikës. 

Kerkoj mbeshtetjen per nje lufte te perbashket pa dallim politik. Edhe opozita pjese e perpjekjes.

Kam besim qe edhe ish ministrat e Brendshëm, bashkarisht kemi çliruar vendin , detyre qytetare, nga lendet narkotike, tha Tahiri në raportimin e tij para Komisionit.

Në vijim, ministri i Brendshëm theksoi se sot mund të shkohet në Lazarat dhe të bëhet politikë, pa pasur premtime tv tilla si ne do ju lejojmë të mbillni drogën.

“Nuk mund të bëhet më politikë me krimin, nuk mund të thuhet më sot ne do ju mbështesim të mbillni drogë, apo sikundër ka ndodhur që i thuhet se ata ju luftuan  ju në mbjelljen e drogës, që ta mbjellin në vend tjetër.

Kjo është e pafalshme, sepse deklarata të tilla ushqejnë krimin, ushqejnë aktivitete kriminale”, tha Tahiri, ndërsa replikoi disa herë me deputetin demokrat Flamur Noka.

Ministri i Brendshëm ftoi deputetët të kritikojnë policinë në veprimtarinë e saj në mënyrë që ne të përmirësojmë punën e saj, por kjo ka vetëm një kusht, luftë të përbashkët dhe mbështetje policisë kundër kriminalitetit.

Debatet Noka-Braho-Tahiri

Noka: Të arrestuarit për vrasjen e efektivit a ishin të dyshuar dhe a janë mbajtur nën kontroll si të dyshuar në vendosjen e tritolit në shtëpinë e kreut të PD Gjirokastër?

Braho: Kjo është pjesë e hetimit. Të lutem shumë nuk ke asnjë detyrim t’i përgjigjesh pyetjes

Tahiri: Disa ndër personat që janë arrestuar kanë qenë nën procedim për vepra të tjera penale, disa të rënda. Policia ka qenë mjaft aktive në kapjen e atyre që dyshoheshin. Kjo nuk ka qenë plotësisht e mundur, edhe atëherë kur ka qenë e mundur janë liruar nga policia.  Ju kërkova ndihmën dhe sportin e komisionit pa dallim, se dhe ata që skano bërë gjë kur kanë qenë në detyrë mund të bëjnë diçka tani që s’janë në detyrë.

Noka: A mban kush përgjegjësi që ata që kërkoheshin bridhnin të lirë dhe patën mundësi të blenin armë?
Tahiri: Të dhënat janë në dosjen që kam sjell por janë sekret hetimor. Është e udhës që edhe ju mbase ju që për më tepër keni pasur rastin të jeni ministër dhe të njihni situatën në Lazarat më mirëkuptoni kur ju them se duhet tju garantoj që hetimet të ecin në mënyrë të saktë pa asnjë lloj komprementimi qoftë kjo prej kuriozitetit tuaj.

Noka: Në 2014 ju zotëri , ministria qe ju drejtoni ka paraqitur në media një listë ku ishin të listuar disa persona si të dyshuar. A është dikush nga këta që morën pjesë në sulmin ku humbi jetën efektivi Basha? Dhe nëse është kështu a mban dikush përgjegjësi që ky grup ishte i lirë dhe mori edhe armë?

Braho: Është për të ardhur. Nuk mund të flitet për sekrete hetimore

Noka: Ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të sht4tit. Mëso Spartak, meqënëse je në moshë të madhe, mëso një çik.

Braho: Nëse ke ardhur të merresh me mua unë ta tregoj vendin.  Do të komprementosh ministrin dhe komisionin.

Noka: Ministrin e urdhëron kryeministri

Tahiri: Unë besoj se mund të përgjigjem edhe pse do preferoja që zotëria të kish mundësinë ta njihte më mirë kategoritë e hetimit, por nuk mund të bëj leksion. Këto janë të gjitha faza hetimore, shumë të dyshuar kanë qenë në kërkim dhe zotëria me kaq duhet ta kuptonte.

Noka: Në 2014 kur ndërhytë në Lazarat thatë që e çliruat këtë fshat e droga dhe struktura të inkriminuara nuk kishte më në këtë fshat. Sot qytetarët panë që kishte një bandë të organizuar që guxoi të vë dorë mbi Policinë e Shtetit?

Braho: Noka harron që kryetari i komunës ishte anëtar i këshillit të PD

Noka: Noka nuk harron por kryetari i komunës është institucion dhe në rast se do kishte problem me ligjin duhej të përgjigjej me ligjin. Përsa kohë nuk ka probleme me ligjin mos u merr

Braho: Jo ai ka probleme me ligjin

Noka: Çdo opozitar ka probleme se ti je mësuar të kesh sistemin partiak

Braho: Ke qenë i vogël ti në 88 dhe të mos i hapim letrat sepse shumë nga këta që ke ti në krah kanë qenë pjesë dhe kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit. Unë nuk kam qenë as pjesë e sigurimit të shtetit, asnjë ditë, as hetues, as prokurorë.

Tahiri: Ju ose nuk duhet të flisnit ose duhet ti kërkonit falje qytetarëve shqiptarë se ju kanë paguar rrogën si ministër i brendshëm dhe nuk keni bërë punën. Nuk kam ndërmend të bëj debat me ju

Noka: Më pëlqen kështu

Tahiri: nuk kam ndërmend të shpenzoj kohën e deputetëve duke ju mbushur mendjen ju për gjëra që as nuk i kuptoni. Ju bëmë edhe një nder politik se mund të shkoni në atë fshat dhe tymos i bëni më premtime që “mbillni drogë”. Në atë zonë dhe në gjithë Shqipërinë rendi nuk vendoset njëherë e përgjithmonë si në të gjithë botën, dhe kur nuk e mësuat këtë kur ishit ministër nuk do ta mësoni kurrë. Ka ngjarje kriminale që ndodhin gjithkund. Nëse Shqipëria ka qenë më mirë kur shefi yt formal ish ministër i Brendshëm dhe shefi formal kryeministër dhe kur Lazarati ish hambar droge unë këtë nuk e besoj. Unë besoj se Shqipëria sot është më mirë.

Noka: Nuk më intereson se çfarë mendon ti

Braho: E di shumë mirë që kur shkel rregulloren e diskutimit ka dhe masa komisioni, mos më detyro, se ti i di rregullat je dhe deputet i vjetër.

Tahiri: Policia nuk është as e imja, as e qeverisë është e qytetarëve dhe çdo arritje duhet mbështetur pa dallime partiake.  I kam ftuar deputetët e opozitës të sugjerojnë që policia të bëhet më e mirë për qytetarët. Por kjo bëhet duke dënuar bashkarish kriminalitetin.

Qefalia: Eshtë vrarë një efektiv dhe serioziteti i anëtarëve të komisionit duhet të jetë primar për të qenë në solidaritet të policisë. Niveli i kriminalitetit në vend ka rënë, nëse ndahemi në dy pjesë dhe nuk bashkohemi në solidaritet të policisë i bëjmë dëm.

4 komente në “Tahiri raporton në Komisionin e Sigurise për ngjarjen në Lazarat: Nuk kishim informacion nga SHISH ”

  1. Bardhi says:

    A mundet te me shpjegoje njeri i ketij shteti se me se merret Sherbimi informativ shtetror.
    -Me korrupsinin qe po e shkaterron kete vend jo.
    -Me trafikun e droges e te armeve e qenieve njerzore jo.
    -Me kultivimin e lendeve narkotike e cila eshte bere gangrene per shtetin shqiptar jo.
    -Me korrupsionin ne drejtesi jo.
    -Me kriminalitetin e rruges te vjedhjeve e te grabitjeve e vrasjeve jo.
    -Me kontrabanden e tatimet qe vetem renie ka.
    -Me tendera qe vidhen miljona para te taksapaguesve shqiptar jo.
    Nese ndokush qe mund te marrin vesh prej kesaj pune te ma ktheje nje pergjigje.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mos ndoshta sherbimi informativ,eshte i tej mbushur me militante te PD-s ?!

  3. eleΥΘeriskeΨi says:

    REFORMIM RRENJESOR PER SHISH !

    perse eshte kaq e veshtire apo mos kini dhe ju te PS interesat tuaja ?!

  4. Zgjidhja says:

    Rama mund ta kaloj tahirin te ministria e shëndetsis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje