Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses Operacionin e Koduar “Mesnata” duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjne me dije se shtetasit Erjon Shkëlqim Baraj, 20-vjeç, dhe Endrik Serjan Kaso, 22-vjeç, të dy banues në Vlorë në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët proçedohen penalisht në gjendje të lirë, Hetem Skënder Hyseni, 51-vjeç dhe Përparim Servet Çela, 38-vjeç, janë arrestuar në flagrancë në lagjen 28-Nentori në qendër të tregut të madh të këtij qyteti.
Gjatë hetimeve prej afro 1-muaj, nga Policia e Vlorës është bërë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i vjedhjeve të disa aktiviteteve tregëtare të kryera nga shtetasit e mësipër në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Materialet hetimore të kryera në kuadër të këtij Operacioni do ti kalojnë Prokurorisë së Vlorës për veprimë të mëtejshme proçeduralë në ngarkim të shtetasve Erjon Baraj dhe Endrik Kaso, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, si dhe në ngarkim të shtetasve Hetem Hyseni dhe Përparim Çela, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose kriminale”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 3 kompjutera, një sasi e konsiderueshme: atlete, kepucë, steka cigare si dhe materiale të tjera të vjedhura në dyqanet e lartpërmendura.