Vrasja e dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3 korrikut ka vënë sërish në shënjestër drejtësinë shqiptare. Sokol Mjacaj, 20 vjeçari i arrestuar për vrasjen tronditëse të turistëve Michal Svatos dhe Ana Kosinova ishte dënuar në vitin 2010 si bashkëpunëtor në vrasjen e një fëmije me 10 vjet burg.
Një vendim i dytë i Gjykatës së Apelit të Shkodrës i 4 janarit 2013 e reduktoi dënimin e Mjacajt nga 10 në 4 vjet burg, duke i dhuruar lirinë një muaj para se të kryente vrasjen e dy turistëve çekë. Sokol Mjacaj u arrestua të dielën në fshatin Grudë të Shkodrës nga forcat RENEA dhe pranoi autorësinë e vrasjes së Michal Svatos dhe Ana Kosinovës.
Një burim i Prokurorisë i tha BIRN se Mjacaj ka pohuar në dëshminë e tij se kishte si qëllim grabitjen e makinës së turistëve çekë, “por i vrau ata nga frika se mos i merrnin armën”.
Policia e Shkodrës e akuzon atë për “vjedhje me armë me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”. E ndërsa Prokuroria po analizon provat për të zyrtarizuar akuzën, vendimi i gjykatës për krimin e parë të kryer prej tij është rikthyer në vëmendjen e autoriteteve shqiptare.
Një grup inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë është nisur të hënën drejt Shkodrës, për të verifikuar dy vendimet e dhëna për Sokol Mjacajn nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, pas vrasjes së kryer në shtator të vitit 2010.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Drejtësisë tha se inspektimi kishte nisur pas urdhrit të ministrit Naço për të verifikuar procedurën gjyqësore që u ndoq ndaj Sokol Mjacajt, në çështjen e parë të gjykuar ndaj tij.
Pikëpyetje drejt vendimit të gjyqësorit për Sokol Mjacajn ka ngritur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një postimi në Facebook. Pas arrestimit të Mjacajt, ai falenderoi policinë dhe banorët e Dukagjinit dhe argumentoi se “autori ndoshta duhej të ishte në burg për krimet e mëparshme dhe jo të vriste përsëri”.
Vendimi që do të bëhet objekt i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë u dha më 4 janar 2013 nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, nga një trup gjykues i drejtuar nga gjyqtari Musa Halili dhe anëtarët Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi. Sipas vendimit, Sokol Mjacaj, asokohe vetëm 15 vjeç kishte ndihmuar sy autorët e krimit t’i vidhnin një varëse floriri 13-vjeçarit Agim Lera dhe nuk kishte kallëzuar vrasjen makabre që iu bë më pas të miturit.
Përtej diskutimeve ligjore për vendimin e Gjykatës së Apelit, historia e Sokol Mjacajt nuk është një rast i izoluar në ato që konsiderohen vrasje të paralajmëruara në Shqipëri, apo të shkaktuara nga vendimet e diskutueshme të gjykatave.
Në janar 2014, një 53 vjeçar ekzekutoi bashkëshorten në Fier 4 ditë pasi ishte liruar nga burgu. Arben Muhaj ishte dënuar me 3 vjet burg nga shkalla e parë, ndërsa Apeli urdhëroi pezullimin e dënimit të tij.
Por rasti më i bujshëm ka qenë ai i Konstandin Xhuvanit, i cili u dënua me 2 vjet burg për një vrasje të kryer në vitin 2011. Pak kohë pas lirimit nga burgu, Xhuvani shkaktoi një masakër me 4 viktima në nëntor të vitit 2014 në Tiranë.
Ministria e Drejtësisë ka nisur procedura të ngjashme inspektimi si në rastin e Mjacajt edhe për ngjarjet e mësipërme. Megjithatë, masat ndëshkuese ndaj gjyqtarëve për vendimet e tyre të diskutueshme kanë munguar në të shkuarën.
A do ti shkoni ketyre vendimeve te dhe a nga gjyqtare maskarenj,apo te korruptuar deri ne fund?
Ne rast se po,mund te mendojme se drita e gjelber e drejtesise po hapet.
Ju lutemi mos I lini keto probleme te behen terkuze.
Mbeteni me shprese.
Sigurisht, qe kriminelet e vertete jane gjykatesit shqiptare qe me vendimet e tyre, leshojne njerez me precendente te rrezikshem penal, te gatshem per te kryer krime ne cdo cast.
Ceket nuk i vrau nje injorant si Sokol Mjacaj, por i vrau gjykata e apelit qe nxjerr nga burgu nje kriminel te lindur
Gruan ne Fier nuk e vrau nje bashkeshort i rrjedhur, por gjykata e Fierit
4 qytetar ne tirane, nuk i vrau nje kriminel i perkedhelur, por gjykata e Tiranes ne bashkepunim me hallkat e korruptuara te institucioneve te tjera te shtetit.
Ky shtet eshte i destinuar te vdes per sa kohe ka ne krye te saj, njerez dallkauk, injorant dhe super te korruptuar si gjykatesit shqiptar, qe besoj te ngjashem me to nuk i gjen as edhe ne vendin me te humbur te afrikes.
Ne rast se e kane denuar me 5 vjete burg gjukatesi ka qene jo vetem i drejte por edhe vizionar. Kaq eshte denimi mesatar per nje vrasje. Djali i deputetes se P.S. Luiza Xhuvani vrau 5 persona dhe u denua me 25 vjete. Pra mesatarja eshte 5 vjete per nje viktime. A do kete debat edhe per kete denim? Nuk ja vlen te diskutojme per rastet kur femijet e deputeteve kan bere plagosje apo jane kapur me arme dhe nuk jane denuar fare. A denohet cuni i deputetit per vogelsira te tilla?
po kure do te dale kjo drejtesia shqiptare para ligjit se per kete kemi votuar, po me duket se keta vrasesit kur dalin nga burgu u rritet mendia sikur kane mbaruar Universitetin dhe vrasin akoma se u duhet edhe Masteri, Uflliq besa ska burreri ska kanun mbaroi mbaroi edhe ai pike gjak shqiptare u be shurre!
GAZETARET INVESTIGATIV ME ETIK DHE TE PERGJEGJSHEM JANE OPOZITA ME E MIRE JO VETEM PER NJE QEVERI NEONATE 2 VJECE POR DHE PER NJE SISTEM 25 VJEC TE KORRUPSIONIT—-GJYKATESIT MBULOJNE KRIME CDO DITE DHE E PERDORIN ZANATIN E TYRE SI ASNJE ZANATCI TJETER PER TE KORRUPTUAR PASI VETE ZANATI I TYRE ESHTE SHUME FRYTDHENES PER PERFITIME PERSONALE DHE ESHTE SHUME THJESHT TA PERDORESH PASI KA TE BEJ ME FATET E NJEREZVE ME ”DREJTESINE” NGA DREJETESIA VJEN DEMOKRACIA
DREJTESI E MUNGUAR , ME NJE ” RRESHTER INJORANTE ” QE QENDRON NE KRYE TE K.L.D. DHE DEKRETON KRYETAR GJYKATE NJE ” KAPOBAND ” SI SKENDER MUHARREM HALUCI I CILI EDHE SOTE QENDRON NE. KRYE TE GJYKATES SE VLORES ME DOKUMENTA TE FALLESIFIKUARA , NJE KRIMINEL I LINDUR QE ÇDO DITE GRABITE TE DREJTEN E NJEREZVE HUMAN , HESHT RRESHTERI [ DREJTUES I K.LD.] DERI ME SOTE NUK KA KURAJO TE GODAS KRIMINELET ME TOGA TE ZEZA , MOS U ÇUDISNI !!! PERSA KOHE QE SISTEMI YNE I DREJTESIS DO TE DREJTOHET NGA NJEREZ QE MBROJNE KRIMIN , XHUVANER TE RINJE DO TE SHOHIM PER DITE .