Nis procedimi penal ndaj ish-ministrit demokrat Myqerem Tafaj

7 Korrik 2015, 17:19Kronika TEMA

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, po hetohet për shpërdorim detyre. Njësia task-forcë e krimit ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme konfirmon se 3 muaj pas depozitimit të kallzimit nga zyra juridike pranë Ministrisë së Arsimit, ndaj tij ka nisur proçedimin penal.

Ish-ministri Tafaj, aktualisht deputet i PD-së ende nuk ka dhënë versionin e tij në lidhje me këto akuza.

Grupi hetimor është duke mbledhur të gjithë dokumentacionin dhe proçedurat që janë ndjekur prej tij në akreditimin e një Universiteti privat.

Në 26 mars të këtij viti në Prokurorinë e Përgjithshme u depozitua një kallzim penal ndaj Tafajt.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka dokumentuar dy raste që lidhen me dhurimin e një pronë një subjekti privat dhe marrje leje në kundërshtim me ligjin pas refuzimit që i ka bërë këshilli i akreditimit ketij Universiteti.

Burime nga organi i akuzës theksojne se Tafaj dhe persona të tjerë, firmat e te cilëve figurojnë në disa dokumenta zyrtare të dosjes hetimore, do të thirren për të dëshmuar.

6 komente në “Nis procedimi penal ndaj ish-ministrit demokrat Myqerem Tafaj”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ky është gjysma-lajm
    Do të dijë mileti
    Ku qëndron kjo shkelja
    Kush është univesiteti?
    ☆☆☆

    1. ??? says:

      Kristali pra, e kane thene me pare

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


        FLM pik-pytje
        Unë nuk e dija
        Di gjë të më thuash
        Sa mund ta hajë zotrija?

  2. Edi says:

    Sa po e luftoni korrupsionin, e mytet fare e mytet!

  3. Tarasi says:

    Kete kale te ngordhur gjetet te sulmoni ju ?!

  4. Go west says:

    Cfare Kristali thoni, eshte dhurata qe ju be nga ministri, gjoja,Fanes se Panorames, Fanes se Saliut, Fanes se Sollakut prokuror e tj. Po e kane me shaka jo pe verteti se Fanja ka para, ka Birra, ka gazeta e televizione, ka universitete. Keshtu qe do e mbyllin lushnjarçe “Une pe lushnje, ti pe Fieri, hajt te hame nga nje t’amel”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje