Drejtoria e Policisë Tiranë, në kuandrin e masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë zhvillimit të vizitës së Kancelares Federale te Republikes së Gjermanisë, e cila vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë më datë 08 Korrik 2015 njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime, konkretisht :
-Nga ora 1030-1430 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht
-Nga ora 1330-1430 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuar
-Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit
-Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
Policia e Tiranës kërkon nga qytetarët, që në këtë ditë nga ora 1200 deri në orën 1900, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore si dhe këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.
asfalia allvaniqes duhet te mbaje nen kontroll bithekirat e janullatosit dhe ata te PBDNJ……
Ësht e shtëpis angjela.