Policia e Durrësit arrestoi Arben Drazhin, i cili tentoi të vriste me armë një 21-vjeçar në oborrin e lokal “Majestik”.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, pas një konflikti të në oborrin e lokalit.
44-vjeçari Drazhi tentoi të vriste me armë zjarri 21-vjeçarin me iniciale A.B., nga Shënvlashi.
Nga kqyrja e mjetit BMW me targë AA325MB në pronësi të të riut, janë konstatuar disa dëmtime me armë zjarri.
Policia zbuloi një pistoletë, gëzhojë dhe predhën e deformuar.
Hetimet e policisë, zbuluan se edhe i riu qëlloi në drejtim të lokalit me armë, dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.