Arrestohet pronari i hotelit te Shkëmbi i Kavajës, tentoi të vrasë klientin

8 Korrik 2015, 11:01Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një nga autorët e përplasjes me armë te “ Shkëmbi i Kavajës”.

Blutë kanë bërë ndalimin e 44-vjeçarit, Arben Drazhi, banues në Durrës, raporton Ora News.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e  hotel “ Majestic”, i cili është në pronësi të të arrestuarit.

Sipas bluve 44-vjeçari ka tentuar të vrasë më armë zjarri shtetasin A.B.21 vjeç, banues në Shënavlash.

Nga kqyrja e mjetit BMV me targë AA325MB në pronësi të shtetasit A.B. janë konstatuar disa dëmtime me armë zjarri.

Por nga ana tjetër edhe i riu mësohet se ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe për këtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e earmëve luftarake dhe e municionit”.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur dhe sekestruar:

•një gëzhojë kalibër 9 mm,

•një predhë kalibër 9 mm e deformuar,

•një pistolete kalibër 9 mm dhe

•një krëhër me 9 fishekë.

2 komente në “Arrestohet pronari i hotelit te Shkëmbi i Kavajës, tentoi të vrasë klientin”

  1. Zerva says:

    Turisem dhe kallash, turisem qe le koken cdo dite dhe nje lajm me sjellje “evropiane”.larg nga xhungla e albananes.turisem dhe islam nuk shkojne.

  2. Ismail.lile says:

    Keta jane te fortet e Durrsit, jane perfaqsusit e bote se krimit dhe bashkpuntoret e pushtetit , mjere turizmi ne c,duar ka rene dhe mjere ne qe ne c,vend jetojme ku kriminelet vendosin drejtesin me para dhe krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje