Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka shmangur një krim të mundshëm brenda një familjeve në fshatin Luz.
Policia ka ndaluar 63 vjecarin Pjetër Gega, i cili dyshohet se pas një konflikti me familjarët e tij ka kërcënuar t’i ekzekutojë më armë zjarri gruan dhe dy fëmijët.
Ka qenë ndërhyrja e forcave të rendit të njoftuar nga të afërmit e familjes që kanë neutralizuar 63-vjeçarin dhe kanë bërë arrestimin e tij.
Policia sekuestroi në kuadër të provave materiale në pushkë model 56, një pushke model 63 dhe 12 fishekë.
Blutë e Krujës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.