Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Durrësit u grabit nga dy person të armatosur dhe të maskuar, njvri prej të cilëve u arrestua në kohë rekord nga forcat e rendit.
Burime policore bënv të ditur se dy persona, pasi neutralizuan rojen private të filialit të bankës, kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një sasi të konsiderueshme parash.
Pas grabitjes, autorët u larguan me një motor, por në ndjekje të tyre ishin forcat e policisë. Kjo e fundit arriti të arrestojë njërin prej grabitësve, në afërsi të rrugës së plazhit, ndërsa tjetri ka mundur të largohet dhe blutë e Durrësit vijojnë operacionin për arrestimin e tij.
Grabitësi i ndaluar kishte edhe qesen e parave me vete, e cila u sekuestruar nga forcat e policisë.
Ndërkohe policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri tip automatik, një pistoletë, dy maska edhe motorin.
Mësohet se njëri nga të ndaluarit është nga Vlora, ndërsa nuk ka të dhëna për identitetin e tij dhe bashkëpunëtorit.
RD nuk mund te shkruaj neser ne faqen e pare per viziten e Znj Merkel prandaj pritet edhe probleme te tjera ne oret ne vazhdim
pershendetje Policise se Shtetit per arrestimin ne kohe rekord
Une mendoj te lihet ne arrest shtepie dhe pastaj shohim e bejme.Armet dhe parate ja vune te tjeret mbi kuriz.Besoj dhe avokati keshtu do te arsyetoje.