FOTOT/ Një grabitje si nëpër filma, marrin 35 mijë euro të maskuar si pleq

9 Korrik 2015, 09:23Kronika TEMA
FOTOT/ Një grabitje si nëpër filma, marrin 35 mijë euro

Dy persona kanë bërë një grabitje si nëpër filma ditën e djeshme në Durrës.

Të maskuar si pleq, ata kanë arritur të grabisin 35 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë në qytetin bregdetar.

Në kërcënimin e armës, ata detyruan punonjësit e arkës, që t’iu jepte shumën e mësipërme të parave.

Por, dy punonjës të sigurisë të policisë private që ruante bankën, i janë vënë pas njërit prej grabitësve dhe në bashkëpunim me policinë e rendit, kanë mundur ta arrestojnë atë.

Ai është Alban Duka, ndërsa vijojnë kërkimet për autorin e dytë të grabitjes.

Dy grabitësit mbanin maska plastike të gjata që mbulojnë gjithë kokën dhe jashtë ka vetëm sytë dhe ato ishin të mbuluara me syza me xham të trashë.

Ndërkohë, prania e dy mjeteve, një motoçiklete dhe një tjetër makine të shpejtë ka bërë të dyshohet se autorët po synonin që fillimisht të largoheshin me motor për të humbur gjurmët dhe më pas në zonën e plazhit ta braktisnin dhe lëviznin me automjetin që i kishin mbivendosur targat false.

 

5 komente në “FOTOT/ Një grabitje si nëpër filma, marrin 35 mijë euro të maskuar si pleq”

  1. Mali i Robit says:

    Hera e pare eshte kjo qe policia private nuk bashkepunon me hajdutet???

  2. Majmunet duke par indiferencen e drejtuseve te kopshtit zoologjik shqipkar,neglizhencen e tyre ,per mos ti trajtuar e afruar ushqim ,
    vendosen te gjejn vet rrugen e kujdesen per vete .

  3. Besnik Hasanaj says:

    Sa mirë që i kapën ☺

  4. cipras shpresa qe lind says:

    Ky ngjaka si lubonja

  5. Zgjidhja says:

    35OOO Euro e kam rrogën vjetore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje