PËRGJIMET/ Futbollisti shqiptar i Superligës që drejtonte trafikun e drogës, donte të bëhej polic

9 Korrik 2015, 10:16Kronika TEMA

Mediat italiane kanë zbardhur përgjimet që çuan në prangosjen e një bande prej 25 personash mes Italisë dhe Shqipërisë, dy ditë më parë.

Mes të arrestuesve shqiptarë është edhe futbollisti shqiptar i Superligës, Guido Tepshi.

Hetimi ndaj këtyre të fundit nisi pas një vrasje të ndodhur tre vite më parë në Firence, ku viktimë mbeti Klaudio Ruçaj, 31 vjeç.

Vrasja e tij bëri që policia italiane të mbante nën përgjim shumë persona të njohur të 31-vjeçarit.

Mes tyre ka qenë edhe Tepshi.

Nga përgjimet, u arrit të provohej se ai, bashkë me të atin, kanë qenë drejtuesit e një grupi italo-shqiptar të trafikut të drogës.

Interesant është fakti se, nga përgjimet është mësuar që Tepshi, edhe futbollist, donte të bëhej polic dhe më pas të rregjistrohej në shkollën e Magjistraturës, për t’u bërë gjyqtar.

Kjo, duke qenë se ai kishte përfunduar studimet për juridik.

Ndërkohë, nga përgjimet, një prej anëtarëve më të vjetër të grupit thoshte:

“Trafikun e drogës nuk e shpikëm ne.

Ka qenë gjithmonë dhe do të jetë edhe në të ardhmen.

Dikush duhet të merret me të dhe kështu po e bëjmë ne”.

Sipas policisë italiane, anëtarët italianë të bandës së drogës bënin një jetë modeste, ndryshe nga ata shqiptarë, që jetonin mes luksit.

Gjatë operacionit për ndalimin e të dyshuarve, atyre iu sekustruan 15 kilogramë kokainë.

 

5 komente në “PËRGJIMET/ Futbollisti shqiptar i Superligës që drejtonte trafikun e drogës, donte të bëhej polic”

  1. INTERESANT KY PASION SHQIPTARI ZBULUAR NE VITET

    E DHJEROKRACISE – QE PASI KA BER NJI KARIER SI TRAFIKANT

    DROGE E PROSTITUCIONI NE BOTE –

    TE SALTOJ E SYNOJ PROFESIONE TE TILLA SI;

    POLIC – POLITIKAN – PROKUROR – GJYKATES –

    E GJITHCKA TJETER QE I THOT FANTAZIA PREJ TE LAJTHITURI is-i

    e te MARRI – pasi U BE – PRONAR TV-SH, pasi u be PRONAR SHKOLLASH

    – UNIVERSITETESH – PRONAR MEDIASH – pasi mori titullin INTELEKTUAL –

    etj etj etj,,,ne ate vend te marrezise njerezore

  2. Zig Zag Man says:

    Rubrika “Sunite te ndyre, ndyjne Europen”!

    1. jj says:

      Jevgjit korrak i Anastas kurv… ata te pakten mire apo keq luftojn per LEKUN tyre por jo si ju parszitet lysare qe qelbet Europen e Ballkanin traca te poshtra parszite dembele e lypsare keni goje e folni ju hale

  3. Kol Tivari says:

    Në vitet -90-të, vraponim drejt Evropës me trastat e bukës në krah, sot, “të civilizuar”, po shkojmë drejt Evropës me valixhe avioni, plot me drogë…(???!!!) Përparim fantastik, s’ke ç’i thua…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje