Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro paraprake për disa pasuri të familjes Tepshi, pjestarë të së cilës u arrestuan në kuadër të operacionit “Ricarica 2013”.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë nën sekuestro 8 apartamente, një vilë, një lokal dhe një pikë karburanti, të regjistruar në emër të disa anëtarëve të kësaj familje, të dyshuar nga autoritetet italiane si pjesëtarë të një organizate kriminale, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në Itali, raporton TCH.
Krahas masës së arrestit, Prokuroria i kërkoi sot gjykatës leje për të vendosur këtë sekuestro mbi pasuritë e personave të arrestuar, me dyshim se mund të jenë të prejardhura nga veprimtaria e dyshuar kriminale në Itali.
Gjatë të enjtes , Prokuroria ka vendosur sekuestro preventive në pasuritë e regjistruara në këta persona në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si edhe në llogaritë bankare të tyre në bankat e nivelit të dytë.
Shihej i lodhur kohët e fundit.
Çudi
Sa shpejt
Uroj që
Tja ket vlejt!
☆☆☆
Bravo pse jo te gjitha ne sekuestro ?
Ja dhe u sekuestruan .problemi eshte se ato nuk ka shanc qe te shiten ne ankand sepse nuk guxon njeri te bleje prone me probleme.nje shtepi 1+1 nuk shitet dot sepse sja mbsn njeriu ti bleje pse ti hyje telasheve semos jemi ne europe ketu ku gjykata vendos.ketu i forti eshte gjykates, polic,kryeminister, deputet.,mesues ca te duash eshte i forti ben ligjin