Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzoi sistemin gjyqësor për vendime të gabuara, pasi në shumë raste, i ka lënë kriminelët të lirë. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, ministri iu është përgjigjur pyetjeve për Sokol Mjacajn, të akuzuarin për vrasjen e dy turistëve çekë, më 4 korrik, në Prekal të Dukagjinit.
“Kam shqetësimin, së pari si qytetar dhe më pas si deputet dhe ministër, për mosfunksionimin e sistemit gjyqësor. Unë besoj se nuk duhet të kujtohemi për atë që ndodh kur ka krisma. Duhet të kujtohemi kur krisma të heshtura të gjyqësorit shkaktojnë këto situata. Ka shumë raste kur kriminaliteti kthehet, për shkak të vendimeve të gabuara të gjyqësorit. Rasti konkret është filmi tragjik për jetën e turistëve çekë, për autorin dhe familjen e tij dhe na tregon për punën e madhe që duhet të bëjmë. Ai është filmi i një djali të mitur që sipas meje, nuk ka kryer të gjithë dënimin, por është ledhatuar nga drejtësia dhe u mori jetën dy turistëve të huaj”, është shprehur ministri.
“Burgjet të mos kthehen në fole kriminaliteti”
Ministri Tahiri i ka quajtur një problem madhor për drejtësinë krimet e të miturve. Sipas tij, kriminaliteti përforcohet në burgje, ndaj nevojitet zbatimi i një programi për ta frenuar këtë fenomen dhe për t’i edukuar të rinjtë.
“Ka shumë njerëz që dalin nga burgu dhe ata nuk mund t’i ruajë policia. Pasi del nga burgu, qytetari mendohet se e ka shlyer dënimin. Kriminaliteti, veçanërisht te të miturit është problem madhor, duke filluar nga faqet e ‘Facebook’, ku eksapozohen armë e drogë, e deri te përdorimi i alkoolit dhe drogës. Për mua sistemi i korrektimit nis në shkollë, në familje, në komunitetin e lagjes dhe përfundon në burg. Lë shumë për të dëshiruar sistemi i korrektimit në burg. Unë kam ngritur shqetësimin që në burg zhvillohet kriminalitet. Ne po përpiqemi që të zbatojmë një program për të frenuar që burgjet të kthehen në hotele apo në fole ku gjenerohet kriminalitet”, ka deklaruar ministri.
Burgje me internet, kompjutera,telefona celulare, televizor femra sa te duash, buke e ushqim. Ketu eshte realizuar teoria komuniste qe puno sa ke mundesi (!) dha ha sa ke nevoje.Une e di se burgu eshte privim lirie, pra per kohen qe je denuar, per fajin qe ke bere, nuk ke te drejta te barabarta me qytetaret e tjere. Por keta kane te drejta me shume se qytetaret jashte burgut imagjinar. keta s’paguajne qira, s’paguajne drita, s’paduajne ilaçe, mjekesi, s’paguajne asgje, dile edhe mund te bejne proteste se u mohohen te drejtat. Po vendimi gjyqesorit per kete eshte:tu mohohen te drejtat qe here tjeter kur te dalin nga burgu te mos bejne me faj. Por ne kete sistem tonin jane dy katergori njerezish: qytetaret qe u mohohen shume te drejta pa vendim drejtesie dhe te burgosurit qe jetojne ne luksin qe e krijuan me ane te krimit. Si qenka e drejte te votoje nje i burgosur qe ka privim lirie, po mire le te zgjidhet dhe deputet edhe kryeminister nje i burgosur. Kjo eshte e qellimshem per ta mbajtur shoqerine nen terror te krimit qe pushteti te beje si i do qejfi gjoja se e ka votuar populli. O popull! Ke qene dhe do mbetesh popel.
Mblidh mendjen e puno o cuni Bashkimit se me te tille Sokola e ke plot ate vend….leri brockullat i ledhatuari e i pjerdhuri..po ai trimi i Luiza Xhuvanit qe i largoj 4 jete nga familjet e tyre cfare ishte…mo na u bo si Nard Ndoka dhe Flamur Ndoka o cjap po vishju punes.
Veri ne pune te burgosurit,ta fitojne me djerse buken qe hane.Vetem nga puna sporti e aktivitete te ndryshme edukohen e largojne mendjen nga e keqja.