Ekspertiza: Ibrahim Basha u vra me mitraloz, jo me snajper

12 Korrik 2015, 12:37Kronika TEMA

Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, i cili humbi jetën gjatë një operacioni në Lazarat më 24 Qershor 2015, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri mitraloz, modeli “Gulinov”.

kjo të paktën sipas ekspertizës së kryer dhe ekzaminimeve balistike. Armët e dyshuara në përdorimin kundër forcave të policisë u gjetën në një pus uji në Lazarat më datën 3 Korrik.

Armët iu nënshtruan kontrollit, analizës dhe ekzaminimeve balistike për të verifikuar nëse ishin përdorur në sulmet me armë zjarri ndaj uniformave blu.

Burime nga grupi hetimor i krimeve të rënda vijon punën për mbledhjen e provave të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e 24 Qershorit, ku u qëllua për vdekje efektivi i RENEA-s dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të repartit special.

5 komente në “Ekspertiza: Ibrahim Basha u vra me mitraloz, jo me snajper”

  1. iliri says:

    Po ça lesh gazetarësh jeni nuk e kuptoj. Kryeartikulli thotë u vra, dhe kur lexon artikullin shkruhet “dyshohet”.

    1. karafili says:

      i liro, po kta jan varikarista, si gazetaret, redaktoret e me rradhe.
      Titujt i ven vetem per lajm, kur ne realitet lajm ska.
      Nuk e kuptoj si skan turp dhe bojn artikuj vetem per klikime, kur te tjere kan lon jeten ne krye te detyres.
      Kta mir qe jam kafshe, por jan dhe idjote komplet.

  2. coli says:

    A jeni ka doni ndonje vendim tone,per ne ai qe ka bere kete krim e shum te tjera ju kesh harru emri per te tjeret burg 25 vjet pa u dridhe dora per me pase rende e qetesi e rregull ,

  3. salem says:

    Nuk i thone “Gulinov”,po i thone “Gorjunov”.
    Kjo saktesi duhet se gazeta lexohet ne gjithe boten.Ai qe ka bere artikullin duhet te pyeste.

  4. sala says:

    Cfare populli i zgjuar qe jemi.Nje kritikon gazetaret,tjetri se si quhet mitrolozi(eshte gati te thote se e lexon gjiteh rruzulli se aty po i rreh botes te lexoj temen),njeri i jep mend kryeministrit tjetri thote te dorehiqet ky apo ai ,dhe vendi shkon nga fitorja ne fitore.
    Lloj lloj analfabeti ka mesuar comp.,lloj lloj fshatari ka lene kopen te pushoj ne hije(ku merzen capi me zile)dhe jep ndonje menjtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje