Një makinë, brenda së cilës udhëtonin dy të rinj është aksidentuar në hyrje të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të shtunë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se makina është aksidentuar pasi shmangu një motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë, ku mjeti me targa DR 8135 E ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje.
Drejtuesi i mjetiti tip “Ford Focus” me targë “DR 8135 E”, 30 vjeçari Endri Karaboja ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Bashkë me të udhëtonte dhe shtetsja Griselda Alikaj, e cila ka sqaruar para bluve dinamikën e aksidentit.
Shpërthimi i mjetit tip “Ford Focus” ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit në impiantin e vendosur në automjet.
Kontrolli teknik po të ishte në rregull s’kish pse ngjante.