Shkrumbohet autobuzi i linjës Tiranë-Delvinë, fatmirësisht s'ka pasagjerë të dëmtuar

11 Korrik 2015, 15:13Kronika TEMA

Autobuzi i linjës Tiranë-Delvinë me targa targë DL3225A u përfshi nga flakët rreth orës 14:00 në Fratar të Fierit.

Mësohet se zjarri ka nisur në gomat e pasme të mjetit, çka ka detyruar drejtuesin e  tij të ndaloje dhe të zbresë pasagjerët.

Por, autobuzi është shkrumbuar krejtësisht nga flakët, edhe pse në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit.

Shkak i zjarrit sipas të dhënave paraprake nga policia ka qenë një defekt elektrik, në qarkun e mjetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje