KLSH kallëzon në Prokurori ish-kryetarin e Bashkisë së Memaliajt

12 Korrik 2015, 16:01Kronika TEMA

Pas auditimit në Bashkinë e Memaliajt, KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh dhe ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kallëzim penal për ish-kryetarin e Bashkisë së Memaliajt, Lulëzim Meçe dhe një punonjës të kësaj bashkie.

Bëhet e ditur se pas auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë gjetur shkelje në dhënien e tenderave publikë, në shkelje të ligjit “Për Prokurimin Publik” në lidhje me mirë përdorimin e fondeve buxhetore, pasi nuk janë kursyer fonde buxhetore,  duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit dëm ekonomik  në vlerën 5,035,490 lekë me TVSH.

Në tenderin me objekt rikonstruksionin e disa rrugëve Bashkia ka skualifikuar njërin nga operatorëve ekonomikë, i cili ka paraqitur ofertën ekonomike më të ulët në vlerë se operatori i kualifikuar dhe i shpallur fitues, me diferencë vlerën  4,196,242 lekë, pa TVSH.

KLSH ka bërë të ditur se nga auditimi mbi ligjshmërinë e arsyeve të  skualifikimit, u konstatua se Autoriteti Kontraktor nuk ka kërkuar sqarime, në mënyrë që pas marrjes së tyre të gjykonte për  vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e kësaj oferte. Rezultoi se kërkesat për skualifikim janë të pa argumentuara dhe të pa mbështetura ligjërisht, sepse kontrata që prokurohet nuk është kontratë shërbimi, por është kontratë e mirëfilltë pune.

Kallëzimi penal për ish-kryetarin e kësaj bashkie dhe një punonjës të saj është ngritur për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ndërkohë KLSH ka rekomanduar edhe dhënia e masës disiplinore ndaj 6 punonjësve të administratës së Bashkisë Memaliaj për shkak të parregullsive të shumta dhe shkeljeve në fushën e procedurave të prokurimit, duke kërkuar njëkohësisht edhe shpërblimin e dëmeve ekonomike të konstatuara në vlerën kompleksive prej 5.115 mijë lekë.

4 komente në “KLSH kallëzon në Prokurori ish-kryetarin e Bashkisë së Memaliajt”

  1. ed snobisti says:

    nga tanet eshte ki mo?

  2. coli says:

    Ne burg qafiret te gjithe kryetaret e bashkive si te ps edhe te pd ka vjedhur popullin futuni njehere mbrenda ta shikojne mire gopin e gjyshes jashte me dylbi

  3. majmun luli says:

    shikoni i them kontrllit te shteti, njerzt jan ne greqi dhe ne emrin e tyr qe punojn jasht shtetit i marn astitecen te tjeret qe jan punojse ne bashkin e memaliaj dhe nje nga keta esht dhe punojsja e bashkis qe quhet liljana jonuzi ajo ka ber namin ne ndhima ekonomke dhe e kishte rugen te hapur qe te vidhte se krytari i qytit memaliaj lulezim mece e kishte kete punojse si guan e tij liljanen. Prandaj te shikoj kontrolli i shtetit dekumentat te ndimave ekonomike te qytetarve memaliaj qe i vjellin keto punojse qe punoj aty ne bashki

  4. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Bravo KLSH ju inkurajoj te vazhdoni te punoni me devocion e ndershmeri qe te pergjegjesoni administraten shteterore qe te mos luajne me parate e taksapaguesave shqiptare, se ndryshe do te pergjigjen para ligjit. Duhet te kontrollohen me shpejt te gjitha organizmat e shtetit qe prokurojne fonde. Gjate 25 vjeteve demokraci jane investuar te pakten 10 miliarde euro, nga te cilat 1 miliarde euro, a po 10 perqindshi i famshem ka shkuar ne duart e xhepat e pushtetareve te te dyja kraheve, ne dem te cilesise se rrugeve,sherbimeve e bdertime e socialkulturore.
    Godisni pa meshire shushunjat qe manmen me gjakun e ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje