Arrestohet 22 vjecari, tentoi të hedhë në erë banesën e fqinjit

12 Korrik 2015, 12:51Kronika TEMA

Një konflikt për çështje pronësie ka shkaktuar demtimin e oborrit dhe nje banese në qytetin e Peqinit.

Burime te Policisë bejne me dije se është arrestuar 22- vjeçari Françesko Hamolli, pasi pas një konflikti për çështje pronësie me fqinjin e tij, në orët e vona të natës  ka  hedhur  në  oborrin  e  banesës   së  shtetasit A.B një  sasi  lënde  plasëse  artizanale.

Policia sqaron se nga  shpërthimi  i  lendës  plasëse   janë  dëmtuar    pjesërisht    xhamat  e  njërës  prej  dritareve të banesës.

Efektivat  e  policies kanë ushtruar kontroll   në  banesën  e  shtetasit  Françesko  Hamolli , ku u  gjetën  dhe   u  sekuestruan   në   cilësinë  e  provës  material, 200 gr nitrat amoni, dy copëza  fitil zjarrpërcjellës me gjatësi prej 20 cm, tre telefona celularë, si dhe një  rulotë  natribani  dhe  copëza sfungjeri.

Policia shoqëroi edhe të dëmtuarin 44 vjeçarin me iniciale A.B, i cili pohoi se shkak i hedhjes së lëndës plasëse artizanale ka qenë një debat për pronën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën  penale shkatërrimi  i   pronës  me  eksploziv

2 komente në “Arrestohet 22 vjecari, tentoi të hedhë në erë banesën e fqinjit”

  1. SADJA says:

    E MIRA ESHTE TE ARESTONI ATE QE KA MAR PRONEN PA TE DREJT

  2. cipras shpresa qe lind says:

    Fajin e kane greket se jane dembela. Shqiptaret shquhen si punetore te medhenj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje