Përplasje mes një grupi të rinjsh në Vlorë. Policia parandalon një krim

14 Korrik 2015, 14:15Kronika TEMA

Policia e Vlorës  ka parandaluar një krim, duke ndërhyrë në kohë pas një përplasje fizike mes një grupi të rinjsh, e cila rrezikoi të degradojë deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e së hënës duke patrulluar nëpër qytet kanë konstatuar një grup personash në orën 22:05, në Bulevardin “Vlorë-Skelë”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, të cilët janë përfshirë në një konflikt fizik.

“Menjëherë ndërhynë shërbimet e Policisë dhe pas neutralizimit të situatës, konstatuan se: Shtetasi Eusebio Bitaj, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri tip “Pistoletë”, duke kërcënuar dy vëllezërit, K.H – 26 vjeç dhe I.H – 24 vjeç, ku gjatë konfliktit ka dëmtuar me qytën e Pistoletës shtetasin: K.H, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës duke marrë mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, gjatë konfliktit fizik edhe Eusebio Bitaj është dëmtuar nga vëllezërit e mësipërm, me një mjet të fortë (tullë) në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e Vlorës kanë arrestuar 23-vjeçarin Eusebio Bitaj, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” në publik.

Ndërkaq, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë kundrejt vëllezërve: K.H dhe I.H për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale policia e Vlorës ka sekuestruar: një armë zjarri tip “Pistoletë TT”; një krehër i mbushur me 7-fishekë (të cilat i përkasin shtetasit Eusebio Bitaj); dhe një automjet tip “Audi”, me targë: AA990LU (i shtetasit K.H.).

1 komente në “Përplasje mes një grupi të rinjsh në Vlorë. Policia parandalon një krim”

  1. tfgs says:

    this is muslims ……Eusebio!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje