Numri i azilantëve shqiptarë në Gjermani mbetet i lartë. 5932 persona kërkuan azil në Qershor

14 Korrik 2015, 13:16Kronika TEMA

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani vijon të mbetet i lartë.

Ministria e brendshme gjermane  ka publikuar shifrat për muajin  qershor, ku shqiptarët renditen të dytët pas sirianeve në kërkesat për azil.

5932 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani gjatë muajit qershor duke çuar në total 22 209 numrin e shqiptarëve azilantë në këtë vend.

Për muajin qershor në vend të parë renditen sirianët ku nga statistikat gjermane kanë kërkuar azil 7.562 sirianë.

Fluksi i shqiptarëve drejt Gjermanisë për muajin qershor është më i larti i regjistruar deri tani. Në prill kërkuan azil në gjermani 4794 shqiptarë, në qershor kërkuan azil 4922 shqiptarë dhe në qershor 5932 shqiptarë

4 komente në “Numri i azilantëve shqiptarë në Gjermani mbetet i lartë. 5932 persona kërkuan azil në Qershor”

  1. I know everything says:

    Sa jane kthyrer : asnje?
    Kjo eshte edhe politika aktuale e Gjermanise : te siguroje nje rrjedhe te heshtur te njerezve drejt saj.

  2. ad says:

    nuk jane azilante jo !!!

    jane konsultues ekonomie . per shkak te krizes greke keta jane te gjithe experte ekonomie qe shkojne ti japin mende gjermanise.

    ky vend eshte ne krizen me te madhe morale qe kur ky komb u mevetesua.
    nga njera ane jemi furnizuesit e 8 ne bote per terrorizmit te isis nga ana tjeter sulmojme greqine me gjithfarlloj delirimesh.

    nga njera ane jemi deshmimtare te nje eksodi biblik per arsye ekonomike nga ana tjeter vazhdon tallja e trapit se shqiptaret po blejne greqine

    nga njera ane ne nuk na japin borxh as 500 milone euro se nuk kemi si i shlyejme nga ana tjeter i qajme hallin greqise qe mer 50 miliarde euro.

    nga njera ane jemi kombi me i varfer ekonomikish me i dobet ushtarakisht dhe me jo homogjeni fetarisht

    nga ana tjeter si te semure psiqike pyesim merkelin se kush e lider e udheheq ballkanin.

    festojme si te cmendur nje fitore ne leter te kombetares qe ne fakt nuk eshte dinjitoze krahasuar me fitoren e vertete ne fushen e lojes

    tallim trapin me nje popull te tere duke shitur betonin per gjethe e pyll dhe bagetia gezohet.

    ky popull ka nevoje per rilindje totale ndryshe humnera e shkaterimit nuk do jete larg!

    a ka ndonje rrote kari tani te meret me greqi e maqedoni e serbi kur mbsai merkel ne tirane thote ska pune per shqiptaret ne ikim nga deshperimi ne permasa exodi!!!!!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Perseri eshte i ulet,po te kemi parasysh,shqiptaret qe do largohen nga Greqia,drej Gjermanise,shifra do jete e madhe.
    Shqiperia nuk ka mundesi ti punesoj.Gjermania duhet t’ju bej derman.

  4. eu_al says:

    Si eshte e mundur qe do marrim greke ne pune dhe na ikin tanet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje