Vijojnë operacionet/ Digjen 10 057 bimë Cannabis Sattiva në Krujë

14 Korrik 2015, 19:23Kronika TEMA

Policia e Shtetit vijon operacionet antikanabis në gjithë vendin.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike më datë 14.07.2015 është zhvilluar një tjetër operacion nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë ”FNSH”Tiranë.Në kuadër të këtij plan-operacioni për “ Parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike “ është finalizuar me sukses operacioni i koduar“Mafsheq 1”.

Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Mafsheq Komuan Noj-Krujë u konstatuan:

• 154 parcela me rreth 10 057 rrënjë bimë narkotike në një sipërfaqe 20 – 200 m².

Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje