Lushnjë, një 8-vjeçar mbytet në rezervuarin e fshatit

14 Korrik 2015, 16:20Kronika TEMA

Një fëmijë 8-vjeçar është mbytur pasditen e së martës në rezervuarin e fshatit Balaj, në Lushnjë.

Nga informacionet e fundit mësohet se i mituri, me inicialet A.B kishte vajtur në rezervuar për shkak të vapës, por për fat të keq ka gjetur vdekjen.

Një patrullë e policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë trupin e të miturit për ta çuar në morg, ku autopsia do të nxjerrë dhe shkaqet e vdekjes së tij.

1 komente në “Lushnjë, një 8-vjeçar mbytet në rezervuarin e fshatit”

  1. Blerim says:

    U prehte be paqe vogelushi…

    Ngushellime gjithe familjes.

    Behuni te forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje