Grupi i tritolit, Prokuroria kërkon 43 vite burg për tre ushtarët profesionistë

15 Korrik 2015, 12:32Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 43 vite burg për tre ushtarët e akuzuar për prodhim dhe shitje të materialeve eksplozive, me përmbajtje lëndë plasëse C4.

Në mbyllje të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda bën me dije se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, arritën të provonin se shtetasit Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj, të tre ushtarë profesionistë, banues në Lezhë, prodhonin dhe shisnin sipas porosive bomba me mekanizma shpërthyer nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro.

Këta shtetas janë hetuar me masën e sigurimit « arrest në burg » dhe janë arrestuar në datë 30.06.2014.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda, për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, të kryer në bashkëpunim kërkon dënimin me 15 vite burgim për shtetasin Kleo Gjinkola dhe me nga 14 vite burg për secilin nga shtetasit Fran Kolaj dhe Alban Donaj.

1 komente në “Grupi i tritolit, Prokuroria kërkon 43 vite burg për tre ushtarët profesionistë”

  1. ai cuni says:

    Ky eshte shteti shqiptar qe shkaterron 3 djem te rinj duke shpikur nje krim te pavertet per te fshehur personat qe bejne ato ne te vertet ata jane 3 njerez te pa formuar mire e nese shteti i demton .ato njerez do i ktheje ne perbindesha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje