Ligji i Luftës, Bushati: Së shpejti pres shfuqizimin e tij nga Greqia

15 Korrik 2015, 20:32Kronika TEMA

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias në Tiranë mbërriti pas një periudhë të ftohtë në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkaktuar kryesisht për çështjen e kufirit detar. Por a i shkriu akujt kjo vizitë dhe a është e gatshme Athina që të çmontojë juridikisht të famshmin ligj lufte?

Këtyre dhe të tjera pyetjeve u dha përgjigje ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai foli në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ në Top Channel.

Ilir Paço: Pas një periudhe tensionimi të marrëdhënieve Shqipëri – Greqi, është zhvilluar takimi i parë me një zyrtar të këtij niveli me qeverinë e re greke. A i duhej Athinës në këto momente zbutja e retorikës me Tiranën?

Ministri Bushati: Nuk ka pasur periudhë tensionimi mes Tiranës dhe Athinës. Sigurisht një marrëdhënie ka dritëhijet e saj. Vizita ishte një mundësi e mirë për të bërë një bilanc të marrëdhënieve dypalëshe dhe një mundësi për të diskutuar të gjitha ato elemente që Shqipëria dhe Greqia i konsiderojmë si pjesë të dosjes diplomatike dhe më vjen mirë që të konstatoj që në marrëdhëniet tona, nuk ka më asnjë çështje tabu dhe kemi një ballafaqim pikëpamjesh dhe jemi përpjekur vijimësisht për të skicuar shtigje apo rrugë, që mund të kalojnë të gjitha pengesat, historike apo praktike. Nuk do të ishte e shëndetëshme për këtë marrëdhënie që të flasim për taktika të Greqisë apo Shqipërisë. Konstatoj që kemi një afrim pikëpamjesh sa i përket këtyre çështjeve.

Ilir Paço: Duhet të besojmë se ka vërtet një lëvizje të Greqisë nga qëndrimi për Ligjin e Luftës?

Bushati: Qëndrimi i Kotzias ishte i saktë. Nuk ka gjendje lufte mes dy vende, por ka një ligj lufte që po punohet për të gjetur rrugët juridike për ta shfuqizuar, dhe kjo do të kishte efekte praktike për qytetarët shqiptarë. Do çlironte energji pozitive dhe do reduktonte çdo paragjykim që ekziston në marrrëdhëniet tona. Unë besoj që në muajt në vijim do të shohim rezultate praktike për këtë.

Ilir Paço: Pamë një angazhim të ri të Greqisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të prapambetura, përfshirë edhe çështjen e detit. A është de facto kjo një tërheqje e Athinës nga pakti i parë detar dhe garanci për rinegociim të një pakti të ri?

Bushati: Nuk do preferoja që të flisnim për tërheqje të njërës apo tjetrës palë. Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me Greqinë në të gjitha nivelet. Kemi rënë dakort që të kemi një rishikim të gjithë kësaj praktike me ekspertë të përbashkët, grupi i reflektimit, për të verifikuar nga pikëpamja teknike për përcaktimin e shelfit detar nën praktikat më të mira ndërkombëtare dhe një zgjidhje që do të ishte e pranueshme nga të dyja palët. Nëse grupi do të arrijë të gjejë një gjuhë të përbashkët, do të ishim shumë të lumtur, në të kundërt besojmë që e drejta ndërkombëtare ofron mekanizmat e duhura për këtë.

Ilir Paço: Do të ketë një komision dypalësh për rinegociimin e detit, a ka ndonjë afat kohor për këtë komision?

Bushati: Kemi diskutuar sot për një plan kohor pune që do të ekzekutohet mes qeverive tona. Në vjeshtë unë do të vizitoj Athinën për të diskutuar afatet konkrete për këtë çështje dhe për gjithë gamën e çështjeve të tjera. Shpesh në media flitet më shumë për ndasitë, sesa të përbashkëtat. Ne jemi dakortësuar për një dokument që do të përcaktonte kufijtë kohorë. Bëmë rinovimin e Traktatit të Miqësisë dhe transformimi i tij në një dokument të Partneritetit Strategjik, që do të krijonte mundësi për të thelluar dhe zgjeruar fushat e bashkëpunimit dhe për të rritur besimin në këto marrëdhënie për të reduktuar paragjykimet, për të pasur më shumë besim tek e drejta ndërkombëtare dhe rruga e përbashkët europiane. Shqipëria nuk kërkon që të vendosë një precedentë për detin, në të kundërt kërkojmë respektimin e pozicionit tonë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, që të gjejmë një rrugë europiane. Ndaj një optimizëm sa i përket të ardhmes që e pret marrëdhënien tonë me Greqinë.

Ilir Paço: Do të rishkruhet Traktati i Miqësisë Shqipëri – Greqi i 1996-s, çfarë do të thotë kjo në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht për nenin 15 për çështjen e Komisionit të Përbashkët për Pronat?

Bushati: Ne duam të rishkruajmë një faqe të re në marrëdhënien tonë. Kanë kaluar shumë kohë qëkur është firmosur ky traktat, dhe situata e tanishme dhe realiteti në Europë dhe Ballkan është krejt ndryshe. Kjo do të kontribuojë në heqjen e pengesave për shqiptarët për gëzimin e të drejtave të pronësisë. Ne do të kemi një komision për të skicuar një hartë të qartë dhe një plan të qartë veprimi sesi mund të eleminohen barrierat për të gëzuar të drejtat pronësore, si nga qytetarët grekë, ashtu dhe nga ata shqiptarë. Ndaj të njëjtën pikëpamje me Kotzias, që ligji i luftës dhe çmontimi i tij nga ana juridike sjell efekte pozitive në këtë drejtim dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

17 komente në “Ligji i Luftës, Bushati: Së shpejti pres shfuqizimin e tij nga Greqia”

  1. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    ik mer gamor, se te boni dhe Dimitris ai efendiu grek…

    1. Pilo Lala says:

      Bushati eshte Ministri me energjik dhe i zgjuar i Qeverise.
      Greku ate detyre ka, te baltosi ke te mundet, qe ne ta shajme pastaj
      Por Ministri yne ndrinte ne Tribune.

  2. ganiu says:

    I qartë Dhimitri, si Shkumbini pas një rrebeshi në vneshtë

  3. .... says:

    Diti harroje ligjin e luftes halet aziatike nuk shfuqizoj ligj lufte shfuqizimi i ligjet do te thote njohjen e CESHTJES CAME dhe kete nuk e beson njeri

    1. Aleksander says:

      Ai shqip po ta thote ,do te hiqen barrierat,pengesat ligjore(ligji i luftes), qe njerezit(çamet pra) te mund te gezojne pronat .Ditmiri megjithese i ri ,eshte brilant si dipllomat.Ka guxim ,vetepermbajtje ,shkathtesi ne komunikim dhe preçizion ne te shprehur .Per mua, kryeministrat e se ardhmes jane Bushati dhe Veliaj .

  4. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ○○○○○○○○
    Prit o Dhimo, prit
    Prit se ne nuk presim
    Në Ligjin e tyre
    Me nder o u dhjesim.
    ○○○○○○○○
    Prit o Dhimo, prit
    Prit sa tu mbijë bari
    Cipras dhe Koçiut
    Në Athinë të varri.
    ○○○○○○○○○

    1. Tironci says:

      eh gopist gopist, poet ngele.

  5. arianit says:

    Prit gomare te mbije bare.

  6. tfgs says:

    A mund te hiqet ligji i luftes ndaj nje vendi me 87% sunite,mes tyre shume nizam ne Syria ne rradhet e ISIS-it….!!!!!???
    -ndaj nje shteti me 1000 xhamija!
    -ndaj nje shteti me came te pabese,ish bashkepuntore te SS-ve gjermane,te cilet vec grabitjeve neper kotece nuk kursyen ti prisnin edhe gishtat apo veshet femrave te pambrojtura greke per tu grabitur florinjte!
    -ndaj nje shteti me politikane te korruptuar ,ku mbi gjysma kane lyer duaret me gjak!
    -ndaj nje shteti ku ,extremi myslimon nuk resht urrejtien ndaj grekeve dhe ortho/xeve shqiptare!
    -ndaj nje shteti ku extremi myslimon nuk rresht pa tundur bajrakopacavuren e ”big alvanias”!
    -ndaj nje shteti ku gyzelet mbasi mbushen per 23 vjt barkun me buke ne shtetin grek,kafshuan doren qe u ofroi copen e bukes!
    -ndaj nje shteti ku sunitet dhe te tredhurit nuk rreshtin se thexuar se jane byrazere me Erdoganin!
    -ndaj nje shteti ku edhe pse mbrohet nga aviacioni grek[pasi ai albanes i kane rene breket] gyzelet nuk rreshtin se kakarisur ndaj Greqise!
    -ndaj nje shteti ku politikanet corapekuq,pa u thar boja e firmes se Merkel per nje enderr evropiane,te nesermen shtrojne Iftar ,madje duke ”vleresuar” symbolet irakiane apo abu al abdullahet e iranit!!!
    Duket se injorantet extrem sunite pseudo tolerante apo pseudo evropiane dhe te tredhurit atheoi[ateist] nuk paskan te sosur……….qe nga corapekuqi e der te cami Idrizi!!!!

    1. xxxxx says:

      Futjuni punes korraker se perndryshe HURIN NE BITHE do tju ja fusi MERKEL E SHOJBLE dhe do filloni te fishkelleni LA PALOMA

  7. daku says:

    Hehehe prit o prit nja dy tre dite…

  8. Pelasgian says:

    Po pse nuk bejne nje ligj lufte me Italine?

    Ishte Italia qe i sulmoi.

    Pse nuk bejne nje ligj lufte me Turqine?

    Jan ata qe i vrane si minj ne qipro,jan ata qe akoma i rrine gati grrkut me [email protected] ne bythe.

    ATDHEDASHURIA tregohet ne USHTRRI sipas meje..fatkeqsisht nuk e kemi kte atdhedashuri.

    Popujt si ne ushtrrine duhet ta kene INSTITUCION NR 1 TE VENDIT !!!

    Para se nje shqiptar te mendoje te ndertoje nje shtepi ,duhet si fillim te mendoje c’ushtrri ka sepse vjen tjetri pastaj e ta hedh ne ere djersen e mundin e nje jete.

    Normalisht Pushtat e Pushtetit kte gje nuk e mendojne se paraardhesi i tyre,maloku dibran pa din e pa iman ju DHA shembullin sesi te largohesh me cantat plot dhe te lesh popullin te vdes ne dore t’armikut.

    Un kte gje se kuptoj …mbas gjithe atyre pesimeve akoma nuk arrin shqiptari te mendoje per ditet e keqija????

    Turku edhe pse vend pushtues qe 1000 vjete akoma nuk heq dore nga ushtrria dhe kur kupa mbushet eshte ajo ushtrri qe ja tregon vendin politiqenve!

  9. emigranti says:

    NUK KA LIGJ LUFTE THA GREKU EDHE PSE LIGJI I LUFTES ESHTE NE FUQI NUK KA THOTE DHIMITRIS BOUSATIS ORE PER SHQIPERINE TE RROJ TURQIA SE NE DO NA KISH MARR LUMI.

    1. zz says:

      Te kishte b… Greqia e kishte nisur luften me kohe nuk eshte Turku ai qe e pengon por thjesht sepse nuk e di fundin e kesaj pune neqoftese deshton kjo ka pasoja kattastrofale per Greqine deri ne shperberje pra Greqia i ben mire llogarit me mire se c kujtojm ne shqiptaret

  10. Dak Ulqini says:

    Po pse po nuk u hoq ligji luftes, ndryshon dicka?
    Do bejn luft keto, imagjinare besoj?
    Keto se ben kur ishin ne form e jo tani?
    Pastaj europa e Nato nuk kuptoj si lejojn nje situate te tille? Apo ndoshta eshte aq qesharake aq absurde sa qe nuk ja vlen te flasesh per kete ligj. Po su nenshkrua cfare mund te ndodhi? Hic asgje ashtu si nuk ka ndodhur me pare, do te na sulmojne po pastaj?

  11. Berlin says:

    Nga gjakdhjeret vetem dhjereje mund te presesh ditmir !
    prandaj thirri mendjes e bej punen e shqiptarve e jo te qoftelargut!

  12. anticensurë2587456 says:

    (Kotzias në lajmin e djeshëm të temës me titull “Kotzias: Nuk ekziston një ligj lufte për Shqipërinë. Çështja çame? Kush ka probleme me pronat t’i zgjidh në gjykatat greke”)citohet të thotë”Bashkë me to diplomacia krijon ura të reja , nuk ekziston një ligj lufte me Shqipërinë.”
    “Në biseda të tjera duhet të konfirmojmë që nuk jemi në gjendje lufte.”
    ai mohon paturpësisht se egziston një ligj i tillë dhe në të njëtën kohë e dredh duke thënë se nuk jemi në gjëndje lufte dhe dhimitri si dipllomat leshit që është kap vetëm atë që i leverdis!!nuk tregon shuplakat që ka marrë nga dhjami i greqisë!!thotë se i dhjamosuri ka pasur të drejtë,se qëndrimi paska qënë i drejtë!?
    “Bushati: Qëndrimi i Kotzias ishte i saktë. Nuk ka gjendje lufte mes dy vende, por ka një ligj lufte që po punohet për të gjetur rrugët juridike për ta shfuqizuar,”

    eh paçavure politikanë!!shtrojnë iftar dhe hanë dajak prej gërkut të qelbur!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje