SHBA i ofron 7 milion dollarë Policisë shqiptare asistencë në teknologji dhe ekspertizë.
Marrëveshja është firmosur në 1 korrik dhe mori miratimin unanim të Komisionit të Ligjeve.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi draftin dhe theksoi se “buxheti i parashikuar nga SHBA është për asistencë të kualifikuar lidhur me ekspertizën dhe hetimin e veprave penale, por edhe përmirësimin e tenkologjik të Policisë së Shtetit dhe institucionet e tjera që merren me dhënien e drejtësisë penale”.
Ministri shtoi se është ecur paralelisht gjatë kohës së pregatitjes së marrëveshjes, edhe me draftimin e nevojave të policisë.
“Marrëveshja do të fillojë zbatimin që nga shtatori, pas miratimit nga Parlamenti. Është ndihmë mjaft e vyer për ne, sepse forcon kapacitetet tona substancialisht për të patur një sistem të drejtësisë penale, që edhe nëpërmjet kësaj ndihme, do bëjë të mundur hetime të thelluara, hetime të qëndrueshme dhe rezultate sodile në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theskoi Ministri Tahiri.
Zoti minister, çdo te thote ” substancialisht ” ?!
♧♢♡♤
Po ik o Saimiri
Ku merr vesh gjë ti
Lërja në dorë Likes
I kthen në Flori ?
♧♢♡♤
Po ik o Saimiri
Ik, po ik me vrap
Lërja në dorë Likes
Ti shndërrojë në skrap ?
♧♢♡♤