61 vjeçari shqiptar, kapet me 15 kg heroinë në një hotel në Belgjikë

19 Korrik 2015, 13:49Kronika TEMA

Një 61 vjecar shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi është kapur me 15 kilogram kokainë në një hotel të Brukselit.

Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si  Bajram. M, i cili dyshohet si drejtues i një organizate kriminale shqiptare me veprimtari në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas lajmit që transmeton Oranews, ai është arrestuar nga policia bashkë me një 27 vjecar me inicialet Mark. N, në momentin që do të bëntë shkëmbimin e drogës.

Gjatë aksionit autoritetet belge kanë sekuestruar edhe një shumë prej 500 mijë eurosh me të cilat dyshohet se do paguhej lënda narkotike, por mediat thonë se blerësi ka arritur ti shpëtojë arrestimit duke u larguar nga hoteli përmes daljeve emergjente të hotelit.

Mediat belge raportojnë se 61 vjecari shqiptar përdorte një kafene në një zonë të populluar të Brukselit për të mbuluar aktivitetin illegal të trafikut të drogës dhe armëve. Për këto veprimtari ai ishte nën hetim prej gati dy vitesh.

3 komente në “61 vjeçari shqiptar, kapet me 15 kg heroinë në një hotel në Belgjikë”

  1. Korcari X says:

    Grek, Norvegjez, Gjerman ose Suedez do jete… Shqiptarer nuk bejne te tilla. Ne nxjerim jasht vendit vetem mendje te medhaja si artiste e shekenctare. Ju lutem ju gazetareve mos publikoni lajme te tilla se i arrestuari nuk besoj qe esht Shqiptar…

  2. coli says:

    mos me thoni se eshte perseri ky barami nga bc se ky eshte veteran ne burgje ka diplloma e master me te vertet nuk i ka fallco a profesorat i ka te gjithe te plepave

  3. pellazget me kompjutera says:

    Do jene grek me emra shqiptare.
    E bejne kastile qe tna dali nami.
    Shqiptaret nuk merren me droge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje