Ministri i Drejtësisë Nasip Naço urdhëron inspektimin për Gjyqtarin Ali Koleci, Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.
Nga verifikimi paraprak rezulton se ky Gjyqtar, me Vendim të datës 03 Korrik 2015, ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së dënimit për të dënuarin U.S, nga “Burgu i Sigurisë së Lartë Burrel” duke e transferuar atë në “Burg të sigurisë së zakonshme” në kundërshtim me kërkesat ligjore.
Shtetasi U.S., është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Dhjetor 2014, me 35-vjet burgim, për veprën penale të “Vrasjes për gjakmarrje dhe armbajtje pa leje”, duke vendosur se vendi i ekzekutimit të dënimit do të ishte “Burgu i Sigurisë së Lartë”.
Gjyqtari Ali Koleci, në 3 Korrik 2015, duke vlerësuar se i pandehuri U.S, nuk karakterizohet nga sjellje që pengojnë qëndrimin e tij në burg të sigurisë së zakonshme, ka vendosur ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit.
Bazuar ne rregullat e rendit dhe të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të burgjeve, ndryshimi i vendit të vuajtjes së dënimit për këtë të dënuar është në kundërshtim me ligjin.
Ministria e Drejtësisë, do të verifikojë këtë rast dhe rreth 50-raste të tjera të ngjashme, kur në kundërshtim me kriteret ligjore, gjykatat kanë ndryshuar apo kanë lënë pa përcaktuar institucionin e ekzekutimit të vendimit penal për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ueeee e kapi me ne fund minister Nacoja,
Tani ska me korrupsion ne drejtesi
O burra per ne BE
Eh mire, mire
I plotesuan kuschtet pa ardhur vjeshta
Bravo
Kjo behet vetem per propagande.Gjyqtaret duhet te kontrollohen per te gjitha VENDIMET qe marrin dhe te DENOHEN !
Nuk denohen se neni i vetem ne kodin penal qe i denonte per vendime haptazi kunder ligjit eshte shfuqizuar nga gjykata kushtetuesee e cila ishtr ne konflikt interesi per te gjykuat nje ceshtje tw tille
Qudi, nuk qenka me LSI ky gjygjtari?!!!
Ministri i Drejtesise e sheh kete rast ne kundershtim me ligjin. Kjo nuk ka mundesi te ndodhe pasi ky vendim patjeter qe eshte dhene ne baze te vertetimeve te dhena nga Drejtoria e Burgjeve ku i denuari nuk paraqitet i rezikshem dhe cfare ka ketu per ta bere kaq te madhe. Ne nje kohe qe per shtetin eshte nje lehtesim ne shpenzime pasi ne burgjet e sigurise se larte kostoja eshte me e madhe. Te denuarit per gjakmarje jane i nje lloji te vecante. Ato nuk mund te futen ne nje grup me grabitesit (vjedhje me dhune apo me perdorimin e armeve), me vrasesit e tjere, teroristet, perdhunuesit etjere . Ato e kane kryer “detyren” e tyre pra kane marre hakun sipas zakonit dhe nuk jane te rezikshem per te tjeter. Ministri kerkon te kapet per bishti dhe e kapi gjyqtarin e korruptuar. Po u be reforma ne kete lloj sikur e kane nisur do te hiqen gjyqtaret me te mire dhe do ngelen ato me te korruptuarit. Nuk kemi pare gje akoma edhe me keq ka per tu bere.
Zoti Naço, beni mire qe kerkoni te zbatohet ligji 100%, por kjo nderhyrje duhet te ishte nderhyrja e fundit tek punonjesit e mafjes, qe drejtohen nga Bujar Nishani. Puna me urgjente eshte te denohen mafjozet e drejtesise, por ska rendesi se ku e kryejne denimin. Per te menduar per kategorine e burgut ka kohe.
Po xhin xhoni?
Transparenc me ritëm përshpejtues.