Tahiri mbledh Policinë dhe IKMT: Riverifikim të ndërtimeve në çdo qark

20 Korrik 2015, 15:40Kronika TEMA

Policia do të riverifikojë çdo ndërtim në gjithë qytetet e vendit.

Urdhri u është komunikuar drejtuesve të lartë të policisë dhe drejtuesve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK), nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Takimi është mbajtur larg vëmendjes së medias, në Hotel Tirana, sot në mesditë.

Në të nuk kanë munguar as Drejtori i Policisë Haki Çako dhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.

Burime thanë se Tahiri ishte kritik me punën aktuale të IKMT, nisur nga numri i ankesave të qytetarëve, kryesisht për selektivitet në ushtrimin e detyrës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje