Inspektimet e kryera nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbi shortet që hidhen në Gjykatat e vendit për përcaktimin e trupave gjykuese kanë nxjerr konkluzionin se procesi mbetet në dorën e një personi, Kryetarit të Gjykatës.
Kjo tregon se procedurat e hedhjes së shortit, në vend që të garantojnë transparencë, janë thjesht një show dhe për më tepër rezultojnë formale.
KLD ka inspektuar 30 gjykata në vend, nga ku rezulton se në mbi 50 % të tyre procedurat e shortit janë thjesht formale dhe gjithçka vendoset nga kreu i gjykatës.
Rasti më flagrant i dal nga ky inspektim është ai i gjykatës së Beratit ku sipas raportit të KLD-së rezulton se kreu i gjykatës në këtë rreth ka vendosur veten e tij si pjesë e çdo trupe gjyqësore.
Sipas të njëjtin raport kreu i gjykatës Berat kur rezulton të jetë kreu i trupit gjykues bën short manual për përcaktimin e 2 gjyqtarëve ndihmës.
Ndër gjykatat ku procedurat e shortit elektronik për periudhën 2012-2013 nuk janë zbatuar, rezultojnë ajo e Kurbinit, Matit, Gjykata e Tiranës, Apeli në Durrës, Apeli në Shkodër, Gjykata e Kukësit, Tropojës, Beratit, Durrësit, Gjirokastrës e Korçës.
Një tjetër problematik sipas raportit është dhe lista e gjyqtarëve të gatshëm të cilët kryesisht shqyrtojnë masat e sigurisë, por dhe në këtë rast krerët e gjykatave në rrethe nuk zbatojnë procedurën për nxjerrjen e listët sipas një kalendari të parapërcaktuar.
Në total janë 171 shkelje të konstatuara ku rezulton se gjyqtarët e përcaktuar si të gatshëm në gjykatën e Durrësit, Sarandës, Përmetit e Krujës nuk kanë gjykuar masat por janë zëvendësuar nga kreu i gjykatës me tjetër gjyqtar.
Shpejt qenka kujtuar KLD-ja te beje kontroll lidhur me shortin.Shorti ne gjykata behet formal,thuhet! populli thote:”Hic, po..Habili”.Delet i ka ngrene ujku cobani KLD po ruan kermat!Po qe ketu fillon korrupsioni dhe paragjykimi i ceshtjeve ne gjykim.Kot eshte vene shorti atehere?Si ka mundesi qe ndodh keshtu prej kaq kohesh dhe tani kujtohen ata te KLD-te kontrollojne?Pika ju rafte!Ne se nuk rregullohet shkolla e magjistratures as ka shans te behet reforma ne drejtesi.Pyesni si behen pranimet ne ate shkolle,sa paguajne per te fituar ate shkolle,atehere gjykoni se c’gjyqtare do dalin nga ajo shkolle.Ketu fillon reforma ne drejtesi,tek shkolla e magjistartures