Mekanizmi për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka bërë publike problemet e konstatuara gjatë monitorimit të burgjeve për vitin 2014.
Sipas këtij monitorimi në burgjet tona ka mbipopullim deri mbi 40 % të kapaciteteve dhe se të burgosurit flenë për tokë dhe me turne.
“Vihej re një gjendje alarmante e mbipopullimit në sistemin penitenciar, me deri 1500 persona mbi kapacitet. Veçanërisht problematike paraqitej situata në institucionet e paraburgimit. IEVP-të Jordan Misja, Fushë-Krujë, Rrogozhinë, Elbasan, Berat, Drenovë, Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Durrës e Lezhë funksiononin në pjesën më të madhe të kohës dukshëm mbi kapacitetin zyrtar. Për arsye të mbipopullimit, në disa prej IEVP-ve e më konkretisht në IEVP Jordan Misja, Drenovë e Sarandë nuk realizohej observimi e më pas sistemimi në dhoma sipas kritereve të përshtatshmërisë”, thuhet në draft.
Në morinë e problemeve të konstatuara, Mekanizmi i Parandalimit të Torturës pranë Avokatit të Popullit vë në dukje mos zbatimin e marrëveshjes ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Drejtësisë për ngritjen e një institucioni shëndetësor të posaçëm për të burgosurit me probleme mendore, marrëveshje e cila ka mbetur në letër.
“Edhe gjatë vitit 2014, marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ngritjen e një Institucioni të Posaçëm Mjekësor, të parashikuar në ligjin Nr. 44/ 2012, datë 08.05.2012 “Për Shëndetin Mendor”, me qëllim strehimin dhe trajtimin e personave që kanë marrë nga gjykata masën “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” nuk ka gjetur zbatim. Trajtimi i kësaj kategorie në IEVP, në kushtet kur në organikat e tyre mungon mjeku psikiatër dhe kur aksesi për konsulta psikiatrike pranë spitaleve psikiatrike rajonale paraqet vështirësi, ose në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve për rastet me episode akute, vijon të mbetet i paligjshëm, duke u reflektuar edhe në problematikën e përgjithshme të mbipopullimit”, vijon drafti.
Drafti i monitorimit i përgatitur nga Mekanizmi për Parandalimin e Torturës do të konsultohet me shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore më parë se të paraqitet para deputetëve në Parlament./ TCH
jo po do ti vadisim se jane lule dhe mos vyshken,ata qe shkelin ligjin me dije jane kriminele dhe duhet te provojne torture qe here tjeter te mendohen mire.
400 mij te burgosur kush do ti ushqej nje zot e di, se treçereku jan te denuar per jet,plus 200 mij pencionist,hiq 300 mij femij nen moshen 18 vjeç, hiq dhe 100 mij te pa pun,e çfar niveli jetese kerkoni o njerez ju mir edhe kaq se nje e dhjeta e ktyre qe permenda esht ne mardhenie pune,qe nuk ushqejn dot as pensionistet,mos llogarit dhe abuzimet dhe korrupsionin, po llogaritet dhe kte te fundit, ministrit finances dhe kryeministrit duhet ti jepni çmimin e zotsis si e kavardisin ekonomin e kti vendi jan shum te fort.o EDO po futi ne pun te burgosurit o njeri te punojn ne miniera dhe te nxierin buken e vet, se po vazhdove keshtu me kte volum vrasjesh qe ka vendi, me shum do jen ne burg per pak koh se jasht do behemi gazi botes.
Burgu eshte pasqyra e shoqerise.
nuk edukohen me dhune dhe vuajtje me te kqihe behen kur dalin ne jet normale ju duhet dhen mundesia qe te dallojin kush eshte e mira kushe eshte e keqija pervc kostos e te mbajturit qe jane nga taksat qe pagoin njerezit gjithashtu eshte pasqyra e shoqeris