Kthehej nga Italia, kapet i dyshuari si grabitësi i dytë i bankës në Durrës

21 Korrik 2015, 11:20Kronika TEMA

Një 37 vjeçar nga Vlora është arrestuar si i autor i dyshuar i grabitjes së ndodhur më 8 korrik 2015, në lagjen nr 4 të Durrësit, pikërisht kur Tiranën e vizitonte kancelarja Angela Merkel.

Policia e Vlorës thotë se Altin Aliaj po kthehej nga Italia përmes portit kur është ndaluar nga policia pasi ndaj tij ishte shpallur një urdhër arrest për akuzën e vjedhjes me armë.

“Altin Aliaj, 37-vjec, banues në lagjen “Pavaresia”, Vlorë është shpallur në kërkim nga Policia e Durresit, pasi dyshohet se ka vjedhur me arme zjarri, Banken “Kredins-Bank”, ne lagjen nr.4, Durres, ngjarje e ndodhur me date 08.07.2015”, informon policia e Vlorës.

Grabitja e bankës ndodhi nga dy persona. Njëri me maskën e të moshuarit tjetri me një skafandër në kokë.

1 komente në “Kthehej nga Italia, kapet i dyshuari si grabitësi i dytë i bankës në Durrës”

  1. Tema says:

    I transferojn më vonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje