Kapet në Laç i dënuari me 19 burg në Itali për trafik droge

21 Korrik 2015, 10:17Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një të dënuar me 19 vite burg në Itali. Ai është Albin (Arben) Doda, i dënuar me 19 vjet e 2 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

43-vjeçari  nga Kurbini,  u kap u kap në Laç.

Burime nga policia thonë se Gjykata e Milanos, në Itali, e ka dënuar Dodën me 19 vjet e 2 muaj burg me vendim të formës së prerë.

Kapja dhe ndalimi i tijm, sipas policisë shqiptare, u bë me qëllim ekstradimin në Itali.

2 komente në “Kapet në Laç i dënuari me 19 burg në Itali për trafik droge”

  1. salem says:

    Mire fare,cfar ju be atij.Ai e dinte se mund te perfundonte keshtu.Kjo “mund” u be realitet.Asgje e keqe.

  2. Tema says:

    Kriza e ka bër të dorzohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje