SONY DSC
Policia e Shtetit dhe Hipoteka (Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka si qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në kohë reale mes dy institucioneve për t’i shërbyer luftës kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë të veçantë pastrimit të parave si një ndër format e këtij krimi.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtuesit e lartë të dy institucioneve, përkatësisht nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako dhe Krye-Regjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho.
Kryepolici Çako e cilësoi këtë marrëveshje si të një rëndësie të veçantë, pasi do të mundësojë fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shkëmbimin në kohë reale të informacionit, duke i shërbyer prioritetit kryesor që lidhet me luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e pasurive, që kanë si burim aktivitetet kriminale të individëve apo grupeve kriminale.
Çako gjithashtu falënderoi Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Drejtuesin e saj për gatishmërinë në realizimin e kësaj marrëveshje dhe ofrimin e një bashkëpunimi efikas e të shpejtë në interes të përmbushjes së një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe të Qeverisë Shqiptare, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar.
Ndërkohë Krye-Regjistruesi Muho, vuri në dukje synimin e kësaj marrëveshje që lidhet me identifikimin e veprave penale në fushën e pastrimit të parave dhe rritjen e bashkëpunimit institucional, i cili është vendimtar luftën kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe pastrimin e parave në veçanti.
Njëherazi Muho e cilësoi këtë marrëveshje si një domosdoshmëri në punën e përbashkët e shkëmbimin e informacionit mes strukturave respektive.
“Me krijimin e aksesit në sistemin elektronik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të dhënat do të merren në kohë reale, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e kryerjes së veprimeve përkatëse në marrjen dhe shkëmbimin e informacionit”, theksoi Krye-Regjistruesi.
Marrëveshje e hartuar nga një grup pune me përfaqësues nga Sektori për Pastrimin e Parave në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka si objekt bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave në lidhje me të drejtën e pronësisë, pasurinë e identifikuar si objekt i këtyre të drejtave dhe mbajtësin e kësaj të drejte për identifikimin dhe hetimin e pastrimit të parave. Po ashtu bashkëpunimin në përpunimin dhe analizimin e informacionit, që do të shkëmbejnë strukturat përkatëse, si dhe përfitimin e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik të pasurive të paluajtshme.
Pastrimi parave ndodh nga xhelozia.
Si nuk e arrestuat kete pleren muhon…mortja tju haj….e ka ber si stan hipoteken….