Ismael Lulli, 17-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur një ditë më parë në Itali, duket se është vrarë për çështje xhelozie.
La Stampa shkruan se ai pëlqente të fejuarën 19-vjeçare të shokut të tij shqiptar.
Duket se ai frekuentohej me vajzën, gjithashtu shqiptare, dhe për këtë arsye i fejuari i saj 20 vjeçar, bashkë me një shokun e tij po shqiptar, e kanë vrarë Lullin.
Mësohet se ata e kanë lidhur fillimisht nga duart dhe nga këmbët dhe më pas e kanë prerë me thikë në fyt.
Dy të rinjtë shqiptarë e kanë pranuar krimin, pas 14 orëve që janë marrë në pyetje.
Ndaj tyre ka pasur irritim, madje kur i kanë çuar në burg, të burgosurit e tjerë kanë thirrur “vritin edhe këta dy”.
Maloket shqiptare gjithnje ekstremista