Prokuroria pushon hetimet ndaj ish-drejtuesit të Interpol Tiranës Artan Bajraktarit, i arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën akuzën e fshehjes së urdhrit të arrestimit për deputetin kristian-demokrat, Mark Frroku.
Por pas disa muajsh hetimesh, Prokuroria ka arsyetuar se nuk ka vepër penale.
Arrestimi i Bajraktarit erdhi pas hetimit të mëtejshëm të dosjes “Frroku”, ku rezultoi se ai nuk dërgoi e kërkesën e Interpol Brukselit, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku.
Arrestimi u krye në kuadër të hetimit të mëtejshëm të dosjes së Mark Frrokut, në lidhje me ngjarjen kriminale për të cilën akuzohet në Belgjikë.
Mësohet se Frroku ka qenë në kërkim nga Belgjika që në janar të vitit 2015, çka nuk është transmetuar në institucionet shqiptare nga Interpol Tirana.
Deputeti Frroku rezulton se është i dënuar me 10 vite burg në Belgjikë, për shkak se akuzohet se ka vrarë në vitin 1999 një shtetas shqiptar.
Artan Bajraktari ka mbajtur postin e drejtuesit të Interpol Tiranës në vitet 1999-2005, për t’u rikthyer sërish në këtë detyrë në tetor të 2014.
Siç rezulton nga hetimi i kesaj çeshtjeje arrestimi i dy punonjesve te Interpolit ka qene i paligjeshem por ndalimi dhe arrestimi i paligjeshem i nje personi perben veper penale sipas Kodit Penal.Ne keto rrethana,kush qendron pas ndalimit apo arrestimit te paligjeshem duhet te procedohet penalisht,kushdo qofte ai se ligji eshte i barabarte per te gjithe ne nje shtet ligjor.A nuk duhet te ishte shprehur edhe per kete prokuroria dhe te fillonte çeshtjen penale dhe hetimin kryesisht?Te presim qe ti vene nje emer e te shohim se çdo te behet,por diçka duhet bere pa tjeter,ndryshe,nese mund te arrestohet nje funksionar shteti pa baza ç’mund te pesojne njerezit e thjeshte?
Zyrtar i lart .die rregulloren në kontrat