Trageti i ri i linjës Durrës-Bari, ai që u përplas në Marsejë tre vite më parë

22 Korrik 2015, 16:50Kronika TEMA

Rhapsody është emri i ri i tragetit të ri, që u inagurua pak ditë më parë për të bërë linjën e re Durrës-Bari.

Por, Ora News thotë se dikur ai quhej “Napoleon Bonoparte” dhe është përplasur tre vite më parë në Marsejë.

Më 29 tetor 2012, “Daily Mail” shkruan se trageti “Napoleon Bonaparte” pësoi një aksident në portin e Marsejës.

Nuk pati viktima, por anija pësoi një të çarë rreth 30 metra, motorët dolën jashtë funksionit teksa fundosja u shmang për meritë të ekspertëve.

Ky nuk ishte aksidenti i parë për tragetin, pasi një tjetër i shënuar në vitin 2008 i shkaktoi një tjetër të çarë 10 metra.

Gjithsesi dëmet u riparuan, por për francezët kjo anije nuk ishte më e sigurtë dhe e nxorën në shitje.

Kompania italiane e bleu për 7 milion euro, një çmim qesharak krahasuar me koston prej 90 milion eurosh.

Sipas portalit “Pazzo per il mare”, revista e parë italiane dedikuar udhetimeve detare, kompania e siguracioneve, ku ishte siguruar trageti “Napoleon Bonaparte,” pagoi 60 milion euro për dëmet e shkaktuara, 2/3 e kostos së ndërtimit të tragetit.

Për shkak të dëmeve të mëdha të pësuara, që rrezikonin seriozisht sigurinë e lundrimit të tragetit, u diskutuan një sërë mundësish për të ardhmen e tij.

U mendua që ai të kthehej në restorant luksoz jo lundrues, sepse kështu evitoheshin problemet e mundshme, nëse do të vazhdonte të ishte mjet lundrues.

U diskutua madje edhe mundësia të copëtohej për skrap në Indi apo Bangladesh.

“Informatore navale” shkruan se më në fund u vendos që trageti të riparohej e të rikonstruktohej për tu kthyer në destinacionin e mëparshëm, domethënë traget për linja normale detare.

Në këtë kontekst në prill 2014 u mendua për të ulur shpenzimet e mëdha të rikonstruksionit dhe të riklasifikimit si anije, punimet të kryheshin në ndonjë kantier detar turk, ku kostot normalisht janë më të ulëta se në kantieret europiane, shkruan me tej “Informatore navale”.

Më 17 qeshor 2015 “The medi telegraf” shkruan se më 25 të po ketij muaji “Rhapsody” do të arrije ne Genova për t’iu nënshtruar një rikonstruksioni me qëllim perdorimin e tij per udhetime të shkurtra.

Po sipas “The medi telegraf”, në fund të vitit 2014 kompania SNAV shqyrtoi edhe mundësinë, që trageti të përdorej edhe në linjat, që në të ardhmen do të lidhnin Floridën me Kubën, pasi presidenti Obama ndërmori iniciativën për normalizimin e marëdhënieve të SHBA-së me Kubën komuniste.

Ndër alternativat që ky portal përmend është edhe linja Durrës-Bari.

Por tashmë është edhe e qartë se pse inxhinieri Martinoli në fjalën e rastit në ceremoninë inaguruese hyri në hollësi teknike deri te lloji i kolltuqeve të tragetit apo mënyra e prenotimit të biletave online, por nuk tha asnjë fjalë për sigurinë e lundrimit të tragetit në fjalë.

9 komente në “Trageti i ri i linjës Durrës-Bari, ai që u përplas në Marsejë tre vite më parë”

  1. Alb says:

    dmth. O zot na ruaj me kte tragen. I bukur nga jasht dhe i kalbur nga mbrenda. Po te gjith ke ne duan ta lidhin gomarin kto legena.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ky traget
      Asht plot me dhoma
      Veq per pordhe
      E blen Toma!

      Nje here 10
      Nje here 30
      Hera e trete
      E vertete. ?

  2. Alb says:

    dmth. O zot na ruaj me kte tragen. I bukur nga jasht dhe i kalbur nga mbrenda. Po te gjith ke ne duan ta lidhin gomarin kto legena.

  3. Opinionisti says:

    Po marinaret do jene ca debila nga Filipinet me rroge 200 dollare ne muaj dhe pa sigurim jete?! Po sigurimi i mjetit dhe i pasagjereve rast aksidenti do jete sa i nje varke peshkimi?!

    Lajm kot. Shqiptaret kujtojne se cdo gje funksionon sipas mendjes se tyre. Cdo gje me t’futme.
    Popull primitiv.

  4. Zonj..Milo. says:

    Ah shqipot e shkrete ; per Ta vetem mbeturinat na sjellin! Po u lumte kur jane sylesh te tanet.Njehere na mbyten pipinot e qelbur prap po kerkojne te na mbysin? I ftoj te gjithe shqipetaret qe Ta braktisin ate traget.

  5. turkogrekongrenes says:

    Va fa n”cullo italiani di merda.

  6. Dardan says:

    Kjo tregon se evropa shqiptaret i trajton si kafsh, Keti trageti i ndalohet gjdokund ne evrope te barte udhtare madje edhe kafshe ndersa i lejohet te barte shqiptare. Qeveria shqiptare duhet rja ndaloj ankerimin ne protet shqiptare.

  7. landi says:

    Pse nuk mereni me ate pleren qe ka tragetin,I ka mare agjensivenga 1500 euro. Kur ishte Rigeli dhe me pas u zhduken,tani marin traget tjeter me emra te tjere dhe leket e para nuk ja u njofin subagjenteve

  8. Tema says:

    Transporti të mos imitoj titanikun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje