Policia ka zbuluar një sasi lënde narkotike, e cila u tentua të futej në burgun e Peqinit bashkë me një cantë me ushqime.
Burime policore bënë të ditur se lënda narkotike u gjet në cantën që një nënë 58 vjecare ka cuar për djalin e saj 25 vjec, Drino Xhelo, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit.
58-vjeçarja është larguar nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Peqin, pasi ka lënë cantën, por ka qenë policia e cila gjatë kontrollit të çantës me ushqime ka konstatuar edhe sasinë e lëndës narkotike.
Edhe pse në burg për vepra të ndryshme penale, policia e ka riarrestuar 25-vjeçarin, një procedurë kjo për të zbardhur ngjarjen në fjalë.
Policia e Elbasanit, në njoftimin zyrtar thotë se është duke punuar për të kapur nënën e të dënuarit. –
Nuk e mor vesh cfare procedure eshte ndjekur. Canta duhej kontrolluar ne prani te personit dhe me gjetjen e lendes narkotike, personit i vihen prangat ne vend. Ne kete rast mund te thuhet qe ne cante kishte edhe bomba por nena e te burgosurit mund te pretendoje qe te jete vene ne cante nga policia.