Vlorë, zbulohet "fabrika" e eurove. Në pranga falsifikatori

23 Korrik 2015, 09:22Kronika TEMA

Policia e Vlorës sekuestroi 3.040 euro të falsifikuara dhe arristoi në flagrancë prodhuesin dhe shitësin e tyre.

Ai është Nanx Nanxa, 30 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” në këtë qytet.

Gjatë një hetimi 1-mujor, policia arriti të dokumentojë veprimtarinë kriminale të këtij Nanxës.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën:
– 56 kartmonedha 50 euro (me të njëjtin numër serie)
– 12 karmonedha 20 euro (me të njëjtin numër serie), të gjitha të falsifikuara.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan:
– 10 Libreza Kontrata Huaje Gjallica Sh.P.K, të pa plotësuara,
– 1 aparat Printer, skaner-fotokopje e tipit HP, i cili shërbente për prodhimin e monedhave të falsifikuara.

2 komente në “Vlorë, zbulohet “fabrika” e eurove. Në pranga falsifikatori”

  1. nji uj selite te lutem says:

    rrespekte nanxa te pakten nuk vret dhe nuk vjedh njerzit,shoqeria qe e rrethon nanxen esht me e keqe se ai, se vjedhin xhvasin dhe mashtrojn njeri tjetrin nga politikanet dhe deri tek i fundit dhe kur shikon vetem ksi palaçosh, NANXA te duket shkeles ligji me dinjitet se dhe qe i fallsifikon leket punon dit nat nuk fiton gje pa djers.

  2. Tema says:

    Pun e mir për të pafatët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje