Shqiptarët bashkëpunojnë me familjen e famshme mafioze “Kazalezi”

22 Korrik 2015, 18:47Kronika TEMA

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, të përfshirë në një rrjet trafikimi të lëndëve narkotike dhe biznesit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Në pranga përfunduan edhe 5 italianë.

Një bashkëpunim i mirfilltë italo-shqiptar, me lidhje të forta me familjen e famshme mafioze “Kazalezi”, që kryente veprimtarinë e saj në zonën e kryeqytetit italian.

Në krye të degës shqiptare, sipas mediave italilane qendronte Arben Zogu, i njohur në vendin fqinj me pseudonimin Rikardino, i cili kishte nën kontroll një prej pikave kyçe të kalimit të lëndëve narkotike.

Ai shoqërohej nga Petrit Bardhi dhe Elvis Demçe, të cilët njihen në rrjetin e botës kriminale me nofkat Titi dhe Çezare, të lidhur gjithashtu me pjestarë të Kamorrës napolitane në të shkuarën.

Në grupin e të arrestuarve është edhe Elis Çoku, i njohur me nofkën Santa Luiza, i cili ishte edhe furnitori kryesor me kokainë nga Spanja, ku vetëm në dërgesën e fundit kishte arritur të siguronte 20 kilogramë për tregtim në Romë.

Sipas prokurorisë italiane, banda e shqiptarëve bashkëpunonte ngushtë me krerët e familjes mafioze romane, Guarnera, dy vëllezërit Sandro dhe Serxho, për të mbajtur nën kontroll biznesin e lojrave të fatit në kryeqytet dhe ruajtjen e interesave në tregun e kokainës.

1 komente në “Shqiptarët bashkëpunojnë me familjen e famshme mafioze “Kazalezi””

  1. Tema says:

    Duhet të merremi me diçka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje